Sëmundja e Celiakisë

👉❓Celiakia është një sëmundje imunomediate, në persona gjenetikisht të predispozuar, që shfaqet me gëlltitjen e glutenit duke shkaktuar një sindromë nga keqpërthithja me simptoma intestinale dhe ekstraintestinale.

🔺Deri pak vite më parë mendohej se kjo sëmundje nuk ishte shumë e përhapur dhe që prekte me shumë moshën pediatrike. Me përparimin e diagnostikimit u vërejt se kjo sëmundje në fakt ishte shumë e përhapur dhe shfaqej edhe tek moshat e rritura.

🔺Është një sëmundje që fshihet prej simptomave që ngjasojnë me sëmundje të tjera gastro-intestinale. Në formën më të njohur, sidomos tek fëmijët 6 muaj-2 vje, simptomat perfshijne:
rritje të pakët, diarre kronike, fryrje barku, asteni, humbje oreksi dhe irritueshmëri.

🔺Kur shfaqet më vonë, në moshë shkollore, mund të sjellë dhimbje barku të përsëritura, kapsllëk, vonese puberteti, anemi nga mungesa e hekurit, defekte të smaltit të dhëmbëve.

🔺Më pas mund të shfaqen shenja të prekjes së mëlçisë, rritje të trasnaminazave, dermatit në formë herpesi, apo simptoma neurologjike si humbje e vemendjes, hipotoni muskulare, etj.

👉❓Vazhdoni të keni shqetësime gastrointestinale kronike si: fryrje abdominale, rëndesë, humbje në peshë, diarre ose dhimbje pas konsumit të ushqimeve që përmbajnë gluten?

✔Sëmundja Celiake është një sëmundje komplekse autoimune.

⚠Pacientet që dyshohen për Celiaki, dhe që konsumojnë gluten, proteine që gjendet tek drithërat, kane nivele të larta të disa lloj autoantitrupave në gjakun e tyre.
➡Kjo përgjigje imunitare e provokuar nga gluteni, prodhon autoantitrupa që shkaktojnë inflamacion të enterociteve dhe dëmton vilet intestinale, që janë përgjegjëse për përthithjen e nutrienteve, vitaminave, mineraleve, elektroliteve etj. Ky dëmtim mund te çojë në malnutricion dhe malabsorbim.
🏥Testet serologjike për sëmundjen Celiake janë hapi i parë, përpara se të kryhen proçedura invazive.

☎Kontakto departamentin e gastroenterologjisë në Salus: 042390500 / 0682053180

TË TJERA

Dermatiti Seborrheic

Dermatiti Seborrheic Dermatiti Seborrheic është një sëmundje e lëkurës që sjell skuqje, kruarje, djegie dhe ndodh në mes të veshëve dhe gjoksit, kokës dhe qepallave.

Lexo më shumë »