
Sëmundja arteriale periferike (PAD) është ngushtimi ose bllokimi i enëve që mbartin gjakun nga zemra në ekstremitetet e poshtme . Shkaktohet kryesisht nga grumbullimi i pllakave yndyrore në arterie, e cila quhet aterosklerozë. PAD mund të ndodhë në çdo enë gjaku, por është më e zakonshme në këmbë sesa në krahë.

Simptoma klasike të PAD janë dhimbjet ose ngërçet në këmbë, fundshpinë, ije ose kofshë gjatë lëvizjes, të cilat mund të lehtësohen pas një pushimi. Megjithatë, 4 në 10 persona që vuajnë nga PAD janë asipmtomatikë.

Simptoma të tjera fizike në këmbë që mund të tregojnë prezencë të Sëmundjes arteriale periferike, përfshijnë: atrofinë e muskujve (dobësi), plagë ose ulçera në këmbë që nuk shërohen, puls të zvogëluar ose të munguar në këmbë, gishtërinj të ftohtë ose të mpirë, lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim, rënie të qimeve, lëkura të ftohtë në prekje.