Sedacioni për fëmijë

Sedacioni për fëmijë në stomatologjinë pediatrike rekomandohet shumë në rastet kur bëhet fjalë për pacientë të veçantë:
👉Jo bashkëpunues, odontofobikë, me aftësi të kufizuara ose autikë dhe fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rralla
👉Epileptikët, astmatikët, kardiopatët

✅Kohëzgjatja e procedurës është më e shkurtër dhe më e shpejtë për të shmangur stresin e fëmijës. Është një teknikë qetësuese analgjezike që gjen aplikim ideal në stomatologjinë pediatrike.

✅Sedacioni NUK PËRBËN RISK dhe NUK KA efekte anësore kur kryhet nga një profesionist anestezist. Përpara se të ndërmerret një procedurë e tillë mbi cilindo pacient duhet paraprakisht të kryejmë disa ekzaminime preoperatore si ALT, Hemogramma, Kreatinina, opt etj. Një ndërhyrje me sedacion kërkon gjithmonë prezencën e një mjeku anestezist të specializuar i cili është në gjëndje të monitorojë të gjitha parametrat jetësore të pacientit gjatë të gjithë proçesit: presion arterial, rrahjet e zemrës, saturacionin.

👉Sedacioni është i ndryshëm nga anestezia totale pasi pacienti gjatë të gjithë seancës me sedacion merr frymë në formë normale të paasistuar nga makineria, pra nuk kemi nevojë per intubim nasotracheal.
👉Koha e rekuperimit postoperator është më e shkurtër.
👉Gjatë sedacionit na duhet gjithmonë të asistohemi me injeksione lokale të anestezisë, siç do bënim gjatë nje seance normale tek dentisti.
👉Nuk ka kunderindikacione të veçanta ndaj mund të përdoret në rastin e pacienteve pediatrike apo adulte odontofobike si edhe ne pacientë me patologji të rralla.

✅Sedacioni është vërtet i përshtashem për një rang të gjerë grup-moshash. Mund ti nënshtrohen të gjithë pacientët pediatrike nga 4 deri në 14 vjeç.

🌐Departamenti i Stomatologjisë në Salus: http://salus.al/kirurgji-maksilo-faciale/
☎️Kontakto 0682053180 

TË TJERA