MIRËSEVINI NË SALUS

Spitali Salus është një strukturë spitalore private italo-shqiptare, multispecialistike që ofron shërbime shëndetësore ambulatoriale dhe shtrimi për sëmundje me karakter mjekësor dhe kirurgjikal.

Struktura

Shërbimet kryhen nga mjekë italianë dhe mjekë shqiptarë të formuar në Itali dhe në vende të ndryshme të Europës, sipas standardeve klinike ndërkombëtare, duke përdorur teknikat operatore më të sofistikuara, duke perdorur pajisje dhe mjete gjithnjë avangarde. Në këtë mënyrë, Spitali Salus i garanton pacientit një procedurë diagnostikimi të sigurt dhe trajtimi  efikas për çdo patologjie të hasur.

Vlerat e Spitalit Salus

Spitali Salus operon sipas këtyre kritereve dhe parimeve:

1.Në qendër të çdo gjëje është njeriu, respekti ndaj dinjitetit njerëzor, barazia dhe etika profesionale.
2.Cilësia kliniko-asistenciale, përshtatshmëria e terapive, përfshirja dhe kualifikimi i vazhduar i burimeve njerëzore, që përftohen përmes programeve të përhershme të trajnimit dhe azhornimit, që synojnë përmirësimin e sistemit të spitalit.
3.Kërkim i vazhdueshëm për mundësi e mënyra novatore të të asistuarit si në aspektin teknologjik, ashtu dhe në atë organizativ.
4.Pjesëmarrje e informuar e pacientit në terapi e përkujdesje, të cilat përshkruhen paraprakisht në mënyrë të qartë e të kuptueshme, pranohen dhe nënshkruhen me pëlqimin e informuar.
5.Pjesëmarrje e qytetarëve përmes garantimit të së drejtës për informim në lidhje me veprimtaritë e Spitalit dhe vlerësimit të cilësisë së shërbimeve (Zyra e Marrëdhënieve me Publikun – Karta e Shërbimeve – programi i Customer Satisfaction).
6.Konfidencialitet maksimal për të dhënat personale të përdoruesve.
7.Qartësi dhe transparencë në tarifat e shërbimeve, të cilat bëhen të ditura përpara se të kryhen shërbimet dhe nuk pësojnë ndryshime.

Misioni Ynë

Spitali Salus merr përsipër të kurojë pacientët me shërbime shëndetësore të nivelit shumë të lartë, të cilat ofrohen gjithnjë me etikë dhe profesionalizëm. Salus i garanton pacientit trajtimet më të mira të mundshme, duke përdorur teknologji të përparuara, mënyra diagnostikimi dhe kurimi avangardë dhe ofron një shërbim të sjellshëm, profesional dhe në respektim të plotë të pacientit.

Veçanërisht, Spitali Salus:
Kujdeset të ofrojë shërbime shëndetësore mjaft komplekse dhe efikase shkencërisht të provuara, duke zënë në këtë fushë vendin e një strukture ekselence në territorin shqiptar.
Ofron shërbime shëndetësore që synojnë të garantojnë parandalimin, diagnostikimin dhe riaftësimin për sëmundje të një kompleksiteti të ulët-mesatar, me një asistencë shumë të mirë.
Përcakton dhe zhvillon veprimtari trajnuese për të ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore për qytetarët dhe për të rivlerësuar aftësitë e bashkëpunëtorëve të vet.
Ndihmon në promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e gjendjes së shëndetit të popullsisë, edhe duke pasur bashkëpunime me spitale italiane të ekselencës dhe me struktura të tjera të pranishme në territor.

Vizioni Ynë

Spitali Salus lind nga vullneti për t’u ofruar qytetarëve shqiptarë shërbime shëndetësore të nivelit të lartë, siç ndodh zakonisht në vende të tjera evropiane.

Për të realizuar këtë ide, Dr. Olti Peçini dhe “Casa di Cura” Salus në Trieste themeluan shoqërinë Salus Sh.A. duke nisur të projektojnë, në përshtatje me kontekstin, këtë realitet të ri shëndetësor “italo-shqiptar”.

Të dashur miq, kolegë, punonjës të spitalit Salus, ju falenderoj të gjithëve për punën e kryer dhe cilësinë e demostruar gjate këtyre viteve pranë spitalit tonë Salus. Siç e dini motoja e spitalit tonë është Etika, Cilësia dhe e Vërteta, uroj që këto elementë të punës suaj të na shoqërojne gjatë gjithë kohës dhe shërbimit tonë ndaj pacientit. Është nevoja për këto cilësi që do bëjë të mundur zhvillimin dhe rritjen e punës sonë. Duke ju uruar që të keni sa më shumë suksese dhe arritje në punën tuaj, ju falenderoj të gjithëve për përkushtimin e sinqertë.

Dr. Olti Peçini

Ambientet e Spitalit