Risi në Salus : Holteri Glicemik.

Spitali Salus sjell përgjigjien mbi pyetjet tuaja në sajë të teknologjisë inovative të Holterit Glicemik që mundëson Monitorimin e Vazhdueshëm të Glukozës.

Me aparaturën praktike, ju mund të masni diabetin deri në 480 herë në ditë! Pa shpime, pa trauma, pa efekte anësore!

Matësit tradicional të diabetit nuk ju mundësojnë një pasqyrim ekzakt të ndryshueshmërisë të niveleve të sheqerit.
Me përdorimin e Holterit Glicemik, ju mjafton të shikoni monitorin për të kontrolluar nivelin tuaj të glukozës në cdo moment të ditës!
Mund të shikoni nëse niveli është duke u ulur apo duke u ngritur, sa shpesh ndryshon gjatë ditës dhe sa shpejt ndodhin këto ndryshime. Nëse niveli juaj i glukozës zbret apo ngjitet jashtë parametrave, matësi ju sinjalizon në mënyrë që të merrni masat e nevojshme.

Holteri përbëhet nga aparatura dhe sensori matës. Ky sensor i vogël dhe diskret vendoset në lëkurën tuaj, në bark ose në pjesën e pasme të krahut. Sensori kryen matjen cdo 3 minuta dhe i dergon të dhënat në pajisje. Sistemi ju paraqet statistikat mbi se si nivelet tuaja të glukozës ndryshojnë gjatë ditës dhe natës.

Në sajë të monitorimit të vazhdueshem të glukozës ju mund të mësoni se si ushqimi, ushtrimet apo mjekimet ndikojnë nivelin tuaj të sheqerit.

Kështu ju do të shpenzoni më pak kohë duke u shqetësuar për diabetin dhe më shumë kohë duke kryer aktivitete që ju sjellin kënaqësi.

📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500