Riniti alergjik

Riniti alergjik përcaktohet si një semundje me simptoma nazale të shkaktuara nga një inflamacion IgE-vartës, pasojë e ekspozimit ndaj alergenit.
▶️Riniti alergjik përfaqëson një problem shëndetësor global. që prek të paktën 10 – 25 % të popullsisë, prevalenca e së cilës është në rritje.
Edhe pse riniti alergjik zakonisht nuk është një semundje e rëndë, ajo d;mton jetën sociale të pacientëve dhe ul rendimentin në shkollë dhe në punë.
▶️Astma dhe riniti në përgjithësi hasen njëkohesisht, shoqërojnë njëra tjetrën (bashkësemundje). Ky fakt sugjeron konceptin e “një rruge ajrore, një sëmundje (one way one disease)”.

Simptomat e rinitit alergjik janë:
❗️rinorrea
❗️obstruksioni nazal
❗️pruriti nazal
❗️teshtitja
Të cilat janë të rikthyeshme spontanisht ose me mjekim

Si ta parandalojmë rinitin alergjik?
❗️Të dhënat epidemiologjike sugjerojnë që ndotësit e përkeqësojnë rinitin.
❗️Ndotja e ajrit të shtëpisë ka një rëndësi të madhe meqënëse njerëzit në vëndet e industrializuara kalonë mbi 80 % të kohës në ambjente të mbyllura. Ndotësit e ajrit të shtëpisë përfshijnë alergenet e shtëpisë dhe gazet ndotëse, mes të cilëve tymi i duhanit është më i rëndësishëm.
❗️Në shumë vënde ashtu si edhe tek ne, ndotja urbane vjen kryesisht nga makinat. Ndotësit atmosferikë kryesorë përfshijnë: ozonin, oksidin nitrik dhe dioksidin e squfurit. Këta ndotës mund të përkeqësojnë simptomat nazale si në pacientët me rinit alergjik ashtu dhe ata me rinit jo alergjik.
❗️Shkarkimet “diesel” mund të stimulojnë prodhimin e IgE-ve dhe të favorizojnë inflamacionin alergjik.

Diagnoza e rinitit alergjik bazohet në:
▶️Historinë klinike tipike për simptomat alergjike. Në kuadrin simptomatologjik dominojnë të teshtiturat dhe rinorre.
▶️Testet in vivo dhe in vitro të përdorur për diagnostikimin e sëmundjeve alergjike venë në dukje IgE specifike të lira ose të lidhura me qelizat efektore.
▶️Testet kutane të hipersensibilitetit imediat (skin prick test). Meqënëse kryerja dhe interpretimi i tyre është kompleks dhe mjaft delikat, rekomandohet që ato duhet të kryhen nga një personel mjekësor i specializuar.
▶️Dozimi i IgE-ve alergen – specifike në serum.
Testi i provokimit nazal specifik përdoret për qëllime kërkimi dhe më pak në praktikën klinike.
▶️Diagnoza imazherike (tomografi e kompjuterizuar) per rastet e polipozes nazale apo rinosinusitit bashkeshoqerues.
▶️Teste te tjera shtese jane :
▶️Ekzaminimi i hundes (rinoskopia anteriore), rinoskopia me fiberoptike, sekrecione nazale per citologji, testi i provokimit nazal me alergen, kompjutertomografia.

Trajtimi i rinitit alergjik përfshin:
Largimin e alergenit
Trajtimi farmakologjik
Imunoterapia specifike
Edukimi i pacientit
Trajtimi kirurgjikal mund të përdoret si një trajtim shtesë në një numër të vogël pacientësh të seleksionuar mirë.

TË TJERA