Rezonanca Magnetike

REZONANCA MAGNETIKE ARTIKOLARE (pa kontrast) për pjesën e shtyllës kurrizore, shpatullës, këmbës, dhe gjurit!

Prej vitesh pacientet zgjedhin spitalin Salus për të kryer ekzaminimin e Rezonancës Magnetike për shkak të aparaturave që ne përdorim, mjekëve të kualifikuar dhe çmimeve të favorshme!

▶️Shërbimi i Rezonancës magnetike përdoret me rekomandim të mjekut për të vlerësuar trupin për një shumëllojshmëri patologjish duke përfshirë tumoret dhe sëmundjet e mëlçisë, zemrës, dhe zorrës e deri tek ato ortopediket. Rezonanca Magnetike është një ekzaminim jo-invaziv dhe nuk përdor rrezatim jonizues.

Kur bëni një RM (Rezonancë Magnetike):
-Duhet të keni hequr të gjithë aksesorët bizhu.
-Në raste rekomandimi për RM me kontrast ju mund të merrni një injeksion ose mund të pini një solucion të posacëm.
-Mund të mos jetë e nevojshme të futeni tërësisht ne tub.
-Mos prisni të jetë shumë qetë brenda tubit.
-Ju mund të merrni pauza apo mund të shtypni butonin e emergjencës në raste paniku.

Ky test ndihmon që mjeku të vlerësoj shkallën e lëndimeve, me anë të një fushe magnetike për të krijuar fotografi me definicion të lartë të organeve dhe indeve. RM përdoret edhe për të ndihmuar në diagnostikimin e infeksioneve, tumoreve, goditjet,etj.