Retinopatia Diabetike

Diabeti mellitus (DM) është një epidemi globale, me sëmundshmëri të konsiderueshme. Retinopatia Diabetike (DR) është nje komplikacion specifik mikrovascular i DM dhe prek 1 në 3 persona me DM.

Retinopatia diabetike mbetet shkaku kryesor i humbjes së pamjes në popullatën e rritur. Pacientët me demtime të rënda të Retinopatisë diabetike, janë raportuar të kenë cilësi më të ulët të jetës dhe prekje në nivelet fizike, emocionale, dhe mirëqenien sociale dhe ata kërkojnë më shumë burime të kujdesit shëndetësor.

Studimet epidemiologjike dhe provat klinike kanë treguar se kontrolli optimal i glukozës në gjak, tensioni i gjakut, dhe lipidet e gjakut mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të retinopatisë dhe të ngadalsojë përparimin e saj. Trajtimi në kohë me fotokoagulim me lazer, dhe përdorimi i duhur i administrimit intraokular të anti-VEGF, mund të parandalojnë humbjen e pamjes në retinopati, veçanërisht në Edemën Makulare Diabetike (DME). Meqë humbja e pamjes nuk është e pranishme në fazat e hershme të retinopatisë, depistimi i rregullt i personave me diabet është thelbësore për të mundësuar ndërhyrjen e hershme.

Lezionet klasike të retinës me DR, përfshijnë mikroaneurizmat, hemorragjitë, tortuoziteti venoz (ndryshimet në kalibrin venoz që konsistojnë në alterime si dilatime apo ngushtime të zonës së interesuar), anomalitë intraretinale mikrovaskulare, eksudate të forta (depozitime lipidesh), cotton-wool spots (ishemia retinale) dhe neovaskularizime. Këto rezultate mund të përdoren për të klasifikuar sytë si të paturit e një prej dy fazave të DR.

Retinopatia Diabetike Proliferative (PDR) është stadi më i avancuar i DR dhe paraqet një përgjigje angiogjenike të retinës ndaj një ishemie të gjerë, të shkaktuar nga mbyllja e kapilarëve.