Kur flasim për diabetin, parandalimi, kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm janë elementët më të rendesishëm nëse duhen shmangur dëmtimet dhe komplikimet e pakthyeshme!
Retinopatia diabetike
Personat që vuajnë nga diabeti çdo ditë janë të shumtë. Një pjesë e këtyre njerëzve gjithashtu duhet të përballen me çrregullime dhe sëmundje që lidhen me diabetin, siç është retinopatia diabetike, një sëmundje që prek sytë dhe që është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të shikimit të ulët dhe çrregullimeve edhe më serioze, siç është edhe verbimi.
Makula është pjesa e retinës përgjegjëse për shikimin që na lejon të lexojmë, shkruajmë etj. Akumulimi i lëngjeve në këtë strukturë krijon dëmtime në fibrat nervore që mund të sjellin në dëmtime të rënda të shikimit që çojnë deri në verbim.
Simptomat e edemës makulare janë:
•shikimi i turbullt
ndryshimi i perceptimit të ngjyrave
veshtirësi në shikimin naten
pamje e deformuar
Kontrollohu dhe parandalo!
Ditët e sotme teknologjia ka avancuar dhe mjetet për të trajtuar këtë patologji janë të shumta. Terapitë me lazer, injektimi i medikamenteve intrakulare dhe kirurgjia e vitrektomisë janë ndër metodat më të përdorura në botë.