⚕️ ♀️Rënia e flokeve njihet me termin mjekësor si Alopecia.
Ajo përbën një problem shëndetësor, por me një impakt të rëndësishëm psiko-social.
♀️Mund të haset si te femrat edhe meshkuj, femijë dhe të rriturit, në çdo tip lëkure, pa preference të ngjyrës, mund të ndodhe në skalp dhe çdo pjesë tjetër të trupit.
♀️Rënia e flokëve mund të përbëjë një problem shëndetësor të izoluar ose e lidhur me çrregullime dhe sëmundje të tjera. Në varësi të shkakut ajo paraqitet e lokalizuar, në formë vatrore por mund të manifestohet edhe me prekje difuze, mund të jetë e përkoheshme ose permanente.
Çfarë e shkakton Alopecine?
Rënia e flokëve mund të ndodh përgjatë çdo momenti të ciklit të lindjes dhe formimit të flokëve, që nga dalja dhe rritja e flokut të ri (anagen) deri në rënien gjatë fazës terminale të ciklit të jetës së qimes (telogen).
Ndikimi i faktorëve të brendshem apo të jashtem çon në Alopeci, siç ndodh në terren të :
Sëmundjeve të ndryshme të lëkurës,
Infeksione bakteriale, virale, mykotike
Sëmundje inflamatore që shoqërohen me cikatrizim apo atrofi të skalpit
Sëmundje sistemike dhe ato autoimmune
Çrregullime psikiatrike
Ndryshime të niveleve hormonale
Marrje të medikamenteve, kontraceptive, antikoagulante, antikonvulsante etj
Ekspozim ndaj radiacionit
Djegie të lëkurës
Trauma të ndryshme fizike
Hemorragji
Intervente kirurgjikale
Si diagnostikohet Alopecia?
Në momentin kur pacienti identifikon problemin e rënies së flokëve, duhet ti drejtohet mjekut specialist dermatolog. Marrja e anamnezes së detajuar dhe ekzaminimi total i lëkureës si edhe një kontroll i gjëndjes së përgjithshme shëndetësore e orienton mjekun drejt vendosjes së diagnozës së saktë. Në ndihme vijnë edhe kryerja e disa analizave si:
✅ Testi i terheqjes
✅ Vezhgimi me llambën Wood
✅ Ekzaminimi mykologjik dhe bakteriologjik
✅ Hemograma, kontrolli I tiroides, serologjia
✅ Trikoskopia
✅ Biopsia e skalpit
Trajtimi për trajtimin e rënies së flokëve do të përçaktohet në varësi të diagnozes, kryesisht duke mbajtur nën kontroll infeksionet, aneminë, duke ndërprerë marrjen e medikamente përgjëgjese të alopecise, nisjen e substancave kortikosteroide dhe suplementeve vitaminike, por edhe solucione për aplikim lokal.
Trajtimi i alopecise është i shtrirë në kohë, madje për formën androgjenike, mund të vazhdoje për vite me rradhë.
Dr. Amarda është diplomuar në fushën e mjekësisë dhe specializuar në dermatologji, ka një eksperiencë të larmishme pune në këtë fushe dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashte vendit ndër to veçojmë:
✅2009 – Projekti ACCESS; (Family Planning Initiative) financuar nga USAID
✅Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim Specialiste në sektorin e Akreditimit
✅Shërbimi I OnkoHematologjisë Pediatrike, QSUT. Mjeke Vullnetare duke u angazhuar në aktivitet ditore të Shërbimit të
✅Onko-Hematologjisë Pediatrike, nën mbikëqyrjen e mjekëve pediatër.
✅Mjeke e përgjithshme, duke bërë vlerësimin klinik të fëmijëve të moshës 3- 6 vjec, të institucioneve parashkollore, Kontrolli higjeno-sanitar i ambienteve, kontroll dhe vlerësim i ushqimit bazuar në standardet dhe kriteret për cilësinë, gramaturën, edukim dhe promocion shëndetësor me prindërit dhe personelin e këtyre institucioneve.
✅Autoriteti Shëndetësor Rajonal – Mjeke e përgjithshme,
✅Mjeke Dermatologe – Mjeke specialiste dermatologe prane
sherbimit ambulator te dermatologjise, ne diagnostikim, trajtim dhe ndjekje ne vazhdim te patologjive akute e kronike te lekures. – Identifikim i rasteve me tumore malinje e beninje te lekures nepermjet kryerjes se dermatoskopise.
➡️Trajnuar në shkollën verore “ Menaxhimi Strategjik i Projektit në “Universita della Svizzera Italiana”, Lugano,
➡️Trajnuar në Trajnimin për Trajnerë për Profesionistët e Shëndetësisë “Nga aktivitetet pasive drejt aktiviteteve ndërvepruese të edukimit në vazhdim.
➡️Observership ne Sherbimin e Dermatologjise, Polo Pontino, Terracina, Siptali Fiorini, Universiteti “La Sapienza”
➡️Kurs trajnimi organizuar nga Akademia Europiane e Dermatologjise eVenerologjise EADV , “Nails and Nail Diseases”, Bolonja, Itali
➡️Kurs trajnimi organizuar nga Akademia Europiane e Dermatologjise eVenerologjise EADV “ Skin Cancer, Trieste Itali.
➡️Kurs trajnimi organizuar nga Akademia Europiane e Dermatologjise eVenerologjise EADV, “Trichoscopy- course”, Varshave, Poloni
✅Dr. Cenko është bashkëautore e disa publikimeve shkencore mbi dermatologjinë!
☎️Për të rezervuar një orar vizite me mjeken dermatologe kontakto 0682053180