Rëndësia e vaktit të parë

Konsumimi i vaktit të mëngjesit është hapi më i rëndësishem i ditës, nuk është më i pasuri me kalori (përmban rreth 20%të dites), por është i pari për nga rëndësia e lëndëve ushqyese. Kjo sepse, pas 8 orëve të gjumit, zgjohesh pa pirë (pra je i dehidratuar), e ndoshta edhe pa patur mundesinë për të shkuar në tualet, (pra je edhe i toksikuar) edhe nuk ke ngrënë për 1/3 e ditës, (që do të thotë, ke nevoje për kalori).

Organizmi ynë ka nevojë për karbohidrate buke, makarona, biskota, proteina (qumësht,recel,mjaltë,vezë, arra, etj.),por gjithashtu edhe për vitamina, antioksidantë,dhe për fibra. 
Një mëngjes i mirë bën që të mos keni uri gjatë ditës, e të mos shkoni për të marrë ushqime të gatshme që janë me sasi sheqeri të tepruar. 

Rëndesia e frutave 

Është e rëndësishme të dijmë se qoftë frutat apo perimet, permbajnë fibra ushqimore që ndihmojnë tretjen. Fruat jane shume, por shume te dobishme, sepse ju ngopin, ju bejne te humbni peshë, ulni kolesterolin etj.
Lendet e tretshme qe gjenden sidomos te frutat (me mire akoma nese jane me lekuren e tyre), ne perime, ne bishtajore po edhe ushqime integrale (lloje makaronash), vihen ne pune duke pire shume uje, sepse formojne ne stomak nje mase xhelatinoze qe rifryhet e rimbush ate dhe jep ndjesine e ngopjes, duke ulur thithjen e sheqernave dhe yndyrave nga ato që hani.

Fibrat rrisin volumin dhe peshen e feces, luftojne kapsllekun dhe parandalojne patologjite ne zorret tuaja. Organizmi nuk eshte ne gjendje te tresë mire fibrat nga ushqimet, qe formojne nje xhel natyral dhe parandalojne semundjet e gjakut. Frutat dhe perimet per cilesite e tyre, jane te keshillueshme ne dietat e dobesimit. Keshillë: Hani shume fruta, te jene te pjekura, te stines, te alternuara ne ngjyra dhe te jene gjithmone te lara.

➕Salus, spitali yt!

TË TJERA

Oftalmologia in SALUS

L’ospedale italiano Salus porta ai pazienti albanesi il noto dottore Okulist italiano Dr. Paolo Maria Fantaguzzi. Il Dipartimento di Oftalmologia dell’ospedale SALUS è tornato con

Lexo më shumë »