Rëndësia e bishtajoreve!

Rëndësia e bishtajoreve!
Falulet, thjerrëzat, bizelet, bathët, qiqrrat jane nder perimet me te pasura me proteina dhe fibra. Ndër cilësitë e tyre më të rëndësishme janë tretshmëria dhe vlerat ushqyese.

Një karakteristikë për tu theksuar është se ato janë shumë energjike, pothuajse në nivelin e mishit. Kjo është arsyeja pse ata kanë përfaqësuar mbijetesën për mijëra vite, dhe në shumë kultura të kontinenteve të ndryshme, shpesh duke përbërë ushqimin kryesor. Në veçanti ata përfaqësonin zgjidhjen ushqyese të kombeve të varfra.Fasulja është bimë njëvjeçare nga familja e bishtajoreve, e cila posedon shumë përbërës ushqyes, prandaj edhe duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit tonë. Nutricistët theksojnë se fasulja është ushqim kalorik dhe se në 100 gramë fasule gjenden 282 deri 302 kalori.

Bishtajoret janë shumë të pasura me hekur. Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut.
Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të nevojshme për një organizëm të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak.
Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave.
Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.
Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.

Mungesa e hekurit mund të çojë në:
Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë oreksi etj.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm