Rekomandime Mjekësore për nënat

Rekomandime Mjekësore të veçanta – Disa këshilla për nënat:
Ethe/temperatura e Lartë
➡️Temperatura është përgjigja apo reagimi natyral i trupit të fëmijës ndaj disa gjëndjeve, sëmundjeve si psh: infeksionet. ➡️Tek fëmijët temparatura e trupit normale luhatet nga 36®C deri në 37.2 ^C. ajo zakonisht është më e ulët pas mesnatës dhe më e lartë pasdite.
➡️Quhet ethe/temperature e lartë kur termometri tregon 37.2 ^C e matur në sqetull dhe 38 ^C e matur në rektum.

Çfarë mund të bëni ju prindër?
✅Përdorni kompresa me ujë të vakët
✅Kur ethja është deri në 38 ^C mos përdorni barna
✅Kur temperatura është 38 ^C-39 ^C përdorni paracetamol, shurup ose supostë rektale
✅Kur temperatura është mbi 39 ^C përdorni ibuprofen nga goja, shurup ose supostë rektale

⚠️Kujdes! Për asnjë arsye mos i jepni fëmijës së vogël nën moshën 12 vjeç aspirinë!

Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse fëmija:
➡️Ka temperature mbi 39.4 C (38.5 C nëse është më i vogël se 1 vjeç) dhe nuk arrini t’ja ulni pas 3-4 orëve
➡️Ka temperature të rritur prej 24 orëve
➡️Ka temperature nën 35 ^C
➡️Mendoni se keni dhënë dozë të gabuar të paracetamolit dhe ibuprofenit

☎️Kontakto në numrin 0682053180 për tu lidhur me departamentin tonë të pediatrisë!