Sëmundja e refluksit gastroezofageal (quajtur ndryshe GERD) ndodh kur acidi në stomak shpesh kalon në ezofag. Ky kalim acidi mund të irritojë ezofagun.
Shumica e njerëzve mund të menaxhojnë GERD me ndryshime në stilin e jetës dhe ilaçe pa recetë. Por disa njerëz me GERD mund të kenë nevojë për ilaçe madje edhe kirurgji për të lehtësuar simptomat.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme të GERD përfshijnë:
- Një ndjesi djegëse në gjoks (urth), zakonisht pas ngrënies, që mund të jetë më e përforcuar gjatë natës.
- Dhimbje gjoksi
- Vështirësi në gëlltitje
- Ndjesia e një gungë në fyt
Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse keni dhimbje në gjoks, veçanërisht nëse keni edhe gulçim, ose dhimbje nofullash e krahu. Këto mund të jenë shenja dhe simptoma të një sulmi në zemër!
Kërkoni një takim me mjekun tuaj nëse:
- Keni simptoma të rënda ose të shpeshta
- Merrni ilaçe pa recetë për refluksin më shumë se dy herë në javë
Kushtet që mund të rrisin rrezikun tuaj për GERD përfshijnë:
- Mbipesha
- Hernia Hiatale
- Shtatëzania
- Skleroderma
- Boshllëku i stomakut
Faktorët që mund të përkeqësojnë kalimin e acideve përfshijnë:
- Duhanpirja
- Ngrënia e vakteve të tejngopura ose ngrënia gjatë natës
- Ngrënia e ushqimeve të caktuara siç janë ushqimet yndyrore ose të skuqura
- Pirja e pijeve të caktuara, të tilla si alkooli ose kafeja
- Marrja e ilaçeve të caktuara, siç është aspirina
Komplikimet:
- Me kalimin e kohës, inflamacioni kronik në ezofagun tuaj mund të shkaktojë:
Ngushtimin e ezofagut (shtrëngimi i ezofagut). - Dëmtimi i ezofagut të poshtëm nga acidi i stomakut
- Probleme me gëlltitjen
- Ulçera e ezofagut
- Ndryshime prekanceroze në ezofag
- Rrezik të shtuar të kancerit të ezofagut
Kontakto Departamentin e Gastroneterologjisë në Salus: +355682053180 / info@salus.al