Qendra e rehabilitimit të varësive

Qendra e Rehabilitimit Alba Nostra SALUS

-Kërkesat gjithmonë në rritje për një trajtim të specializuar për problemet e varësive nga alkooli, droga, lojërat e fatit etj, nxitën realizimin e projektit më të ri të Spitalit Salus.

-Personat që kanë zhvilluar këto varësi, shoqërohen përgjatë një programi shumë të specializuar nga desintoksikimi deri në rehabilitimin e plotë psikologjik e social si dhe në motivimin e nevojshëm për të rifilluar nje jetë te re.

Pacienti do të ndiqet hap pas hapi nga një ekip mjekësor e terapeutik të specializuar në vendet perëndimore !

-Krahas programit të rehabilitimit individual si për pacientët edhe për familajret e tyre , ky shërbim parashikon po ashtu edhe terapinë e grupeve, si një formë terapeutike shumë efikase ku pacientët ndajnë eksperiencat personale dhe mbështesin njëri -tjetrin reciprokisht për të gjetur mënyra të reja për të përballuar vështirësitë e jetës.

-Konfidencialiteti:
Ne e marrim shumë seriozisht privatësinë e pacientëve tanë dhe ruajtjen e anonimatit të cilat do të saktësohen edhe në dokumentacionin ligjor të pranimit në qendër të pacientit.

-Analizat e prezencës së substancave në gjak, do të kryhen në mënyre të vazhduar dhe me rigorozitet tek pacientët e regjistruar në qendër duke ofruar cilësinë maksimale të kryerjes së tyre, nëpërmjet bashkëpunimit eksluziv me laboratorin e analizave SYN LAB Italia në Brescia të Italisë.

-Këto analiza janë vendimtare në proçesin terapeutik duke ndihmuar mjekët dhe terapistët në pasqyrimin e saktë të situatës shëndetësore të pacientit.

-Për informacione të mëtejshme, kontaktoni në nr. e telefonit: 0682053180