Qëndra e Diabetit në Salus.

🚨Qëndra e Diabetit është konceptuar si një qendër multidisiplinare e fokusuar në diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e pacientëve me Diabet Mellitus dhe të gjitha komplikacioneve të tij. Pjesë e ekipit janë mjekët specialist të endokrinologjisë, nefrologjisë, okulistikës, kardiologjisë, kirurgjisë dhe dietologjisë.

🍬Cfarë është Diabeti?
Diabeti Mellitus I referohet një grupi sëmundjesh metabolike të karakterizuara nga hiperglicemia kronike që vjen si pasojë e defekteve në sekretimin dhe/ose veprimin e insulinës.

🚨Pacienti me diabet mund të referojë shqetësime si: urinimi I shtuar gjatë natës, etje e shtuar, ndjesi urie, ndryshime në peshë, turbullim të pamjes, etj. Për të konfirmuar diagnozën e Diabetit Mellitus nevojiten ekzaminimet laborotorike si HBA1c, glicemi, etj.

⚠️Për pacientët që vuajnë nga Diabeti Mellitus nevojitet kujdes dhe kontroll i vazhdueshëm pasi gjendja mund të avancojë. Krijimi një ekipi multispecialistik të Spitalit Salus jo vetëm mundëson vlerësimin e komplikacioneve të shkaktuara nga patologjia por i ofron pacientit një zgjidhje efektive.

✅Patologjitë e Trajtuara:
– Diabeti Mellitus i disekuilibruar
– Nefropatia Diabetike
– Retinopatia Diabetike
– Arteriopatia periferike
– Plagët diabetike(këmba diabetike)
– Neuropatia Diabetike

📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500