Qendra Aero-Mjekësore (AEMC)
Spitali Italian Salus, vjen pranë jush me sherbimin me te ri – Qendren Aeromjekesore (AEMC)
Kjo eshte qendra e parë dhe e vetme që operon në vendin tone për këtë lloj sektori.
Qendra e parë AEROMJEKESORE në Shqiperi, synon të mbrojë shëndetin e personelit të fluturimit e mbi të gjitha certifkimin e personelit për të garantuar sigurinë e fluturimit.
Certifikatat që qëndra jone aeromjekësore SALUS AEMC lëshon janë të dedikuar stafit të fluturimit si më poshtë:
- Klass 1, 2, LAPL
- Cabin crew
- Kontrolluesit e fluturimit
Të gjithë certifikatat e lëshuar nga qëndra jonë jane ne përputhjë me Rregulloret e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqipëtar dhe Rregullores EASA, PART – MED.
Drejtuese e Qendres Aero Mjekesore Salus eshte Dr. Vincenza Indelicato, e cila eshte diplomuar në Universitetin e Romës “La Sapienza” në Mjekësi dhe Kirurgji ne vitin 1989.
Dr. Vincenza Indelicato, me nje ekperience gati 25 vjecare eshte:
- Specializuar në Dermatologji dhe SST në Universitetin e Romës “La Sapienza”
- Ne viti 1999 ka mar titullin “Dr”. për çertifikimin mjekësor të aftësisë për fluturim për të a mirëmbajtur licencat dhe çertifikatat e operimit në aeronautikën Poliambulatorio SASN Fiumicino sipas DGAC-MED
- Që nga viti 2005 eshte emëruar Shefe e Shëndetit Poliambulatorio SASN Fiumicino
- Ne vitin 2007 – eshte emëruar Shefe e Shëndetit post-SASN Health Aerea në aeroportin e Romës Fiumicino Leonardo da Vinci . Nga i njëjti vit bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore dhe Profesioneve të Shëndetit për të zbatuar rregulloret Evropiane për standardet shëndetësore për transportin ajror dhe detar.
- Ne nentor te vitit 2007 eshte emeruar si “përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë për punën e Komitetit të Koordinimit Ndërministror për Transportin Detar”. E deleguara e shtetit Italian në punën e IMO (Organizata Ndërkombëtare Detare) për rishikimin e Kodit dhe Konventës STCW. Eksperte italiane në Këshillin Evropian për Transportin Detar.
- Gjithashtu ka qene pedagoge per kurse rifreskimi (ECM) të Ministrisë së Shëndetësisë në Departamentin e Cilësisë dhe Departamentin e Parandalimit.
- Ne Nentor 2008 , emerohet Koordinatore e Ministrisë së Shëndetësisë ne Itali për Auditimin EASA
- Ne shkurt te vitit 2016 eshte perzgjedhur nga shteti I talian per të ndërmarrë ekzaminime dhe vlerësime aeromjekësore për lëshimin e certifikatave mjekësore për klasën 1/2/3 / LAPL / CC. AME n. IT-AC0013
- Ne janar te visit 2018 perzgjidhet nga shteti Italian të ndërmarrë ekzaminime dhe vlerësime aeromjekësore për lëshimin e certifikatave mjekësore për klasën 1/2 / LAPL / CC jashtë vendit (Katar) AME n. IT-1120