img-0

Pse shkaktohet fryrja e barkut?

‍⚕️ Cilat arsyet që ju fryjnë barkun dhe shtojnë gazrat duke ju bërë të ndiheni të fryrë?

Fryrja e barkut është një dukuri e shpeshtë. Mjekët gastroenterologë sugjerojnë kryerjen e ekzaminimeve të metejshme nëse fryrja është e shpeshtë për të gjetur shkakun.

Shkaktarët kryesorë që ndikojnë në fryrjen e barkut janë:

Intoleranca ushqimore ndaj ndaj laktozës (qumështit), glutenit apo proteinave të gjetura në grurë, duke sjellë fryrje të barkut, dhimbje, të vjella dhe probleme të tjera me tretjen.

Bakteret në zorrë: janë një ndër shkaqet kryesore që ndikojnë në problemet me tretjen.

Përdorimi i medikamenteve si aspirina apo inflamatorët steroidë mund të shkaktojnë irritime të stomakut, fryrje të barkut dhe gazra.

Mungesa e aciditetit në stomak, sjell mostretjen e ushqimit në mënyrën e duhur duke shkaktuar një çekuilibër të baktereve në zorrë.

Problemet me zorrët si sindromi i zorrës së irritueshme, koliti, koliti ulceroz etj.

Mbikonsumimi dhe ngrënia shpejt pa e përtypur mirë ushqimin.

Konsumimi i sasisë së tepërt të karbohidrateve dhe pijeve të gazuara.

Dehidtratimi

Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe duhanit

Mensturacionet, shpeshherë sjellin ndjesinë e fryerjes së barkut tek femrat.

Tumoret, në raste të rralla shenjat si fryerje, gjakderdhje, dhimbje pelvike dhe lodhje ekstreme mund të jenë sinjalizues për disa lloje kanceresh.

☎️Kontakto departamentin e Gastroenterologjisë për të kryer ekzaminime të stomakut apo të zorrës së trashë në numrin 0682053180

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm