Pse po më përkeqësohet alergjia çdo vit?

Po ngrohet koha dhe personat alergjik e dine se cfare do te thote kjo – nje sezion i lodhshem dhe plot vuajtje prej alergjise. Ne tentativen per te shmangur simptomat irrituese, mund te keni vene re se gjendja duket se po perkeqesohet nga viti ne vit. Alergjite perkeqesohen si pasoje e tendencave dhe strukturave globale ne zhvillim. “Te armatosur” me nje ndergjegjesim me te mire per simptomat tuaja ne perkeqesim, ju mund ta shfrytezoni kete informacion ne favorin tuaj.

👉NDOTJA E AJRIT
Per ata qe banojne ne qytet, ndotja e ajrit dhe nivelet e larta te ozonit i agravojne simptomat e alergjise. Ato mund te perkeqesohen edhe me shume ne qofte se jetoni ne afersi te nje autostrade me trafik te renduar. Urbanizimi eshte duke u rritur shume shpejt dhe 68% e popullsise eshte projektuar te jetoje ne zona urbane ne vitin 2050. Pasojat e ketij urbanizimi masiv do ti vuajne me se shumti personat alergjike.

👉NRYSHIMET KLIMATERIKE
Duke vazhduar clirimi i gazrave qe absorbojne dhe emetojne rrezatimin infrared ne atmosphere, temperaturat globale jane dhe do te vazhdojne te jene ne rritje te qendrueshme. Per ata qe vuajne nga alergjite ky eshte nje lajm i keq. Bimet perdorin nivele me te larta te dioksidit te karbonit ne ajer duke u bere keshtu “superndotes” te ajrit. Keto ndryshime ne temperature dhe atmosfere jane shkaktaret e zgjatjes se sezonit te poleneve dhe gjithashtu fuqizimit te tij.

🤯STRESI
Nese ndotjes se ajrit dhe ndryshimeve klimaterike, i shtohet edhe stresi ne keta persona, atehere alergjite do te jene akoma me te renda. Kur organizmi juaj eshte ne nje gjendje stesi per nje kohe te caktuar, shkaktohet inflamacion, i cili ben qe trupi te jete me i ndjeshem ndaj alergeneve. Stresi gjithashtu shkakton simptoma te ngjashme me alergjite, qe nga dhimbja e kokes e deri ne frymemarrje e pershpejtuar. Menaxhimi i gjendjes se stresit mund te ndihmoje ne mos perkeqesimin e simptomave tuaja. Ekzistojme shume menyra per menaxhimin e stresit, per shembull, aktiviteti fizik, nje diete e shendetshme dhe e balancuar, meditim, dhe ndryshimi i stilit te jeteses ne menyre qe ti jepni trupit tuaj kohe te pushoje e te rimarre energji. Fatkeqesisht, mund te duket sikur disa nga keto faktore jane totalisht jashte kontrollit tuaj por ndihma dhe keshillimi nga mjeku alergolog mund tju pajise me menyrat dhe strategjite parandaluese me te mira te mundshme per te menaxhuar alergjine tuaj dhe per te minimizuar sa me shume te jete e mundur uljen e cilesise se jetes dhe aktivitetit tuaj te perditshem.

☎️Kontakto departamentin e Alergologjisë në spitalin Salus për konsulta në numrin 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

Kolecistektomia

👉Sëmundja e gureve te temthit (kalkuloza e kolecistes) ndodh kur depozita te acideve yndyrore ose mineraleve formohen në fshikëzen e tëmthit (koleciste). 🔵Përafërsisht 15% e

Lexo më shumë »