Prova e alergjise ne lekure, Prick Test

‍⚕️Prova e alergjise ne lekure, e quajtur ndryshe Prick Test eshte nje ekzaminim i cili kryhet per nje kohe 20-30 minuta dhe percakton nese pacienti eshte alergjik apo me ndjeshmeri te rritur ndaj ndonje apo disa alergevene ajrore apo ushqimore.

Kjo prove konsiston ne vendosjen e pikave te lengut me alergene ne lekuren e parakrahut dhe shpimin e lehte te lekures ne vendin ku jane vendosur pikat ne menyre qe alergenet te kontaktojne me lekuren.

Pas shpimit duhen 20-30 minuta per te mare rezultatin i cili konsiderohet pozitiv nese lekura skuqet dhe fryhet ne vendin e shpimit. Nepermjet kesaj prove testohen alergenet ajrore, shkaktare me te shpeshte te shqetesimeve ne rruget e frymemarrjes si pluhurat e shtepise (akarienet), mykrat, epitelet e kafsheve.

Ndjeshmeria e rritur ndaj ketyre alergeneve me kohen progredon ne semundje te rrugeve te frymemarrjes sic jane Riniti Alergjik Gjithevjetor dhe Asthma Bronkiale. Gjithashtu testohen edhe polenet e shume perfolura qe shkaktojne Rinitin Alergjik Sezonal, semundjen alergjike me te shpeshte te stines se pranveres e cila shfaqet me:
– bllokim te hundes
– rrjedhje te ujshme te hundes
– kruarje te hundes, fytit dhe syve
– teshtima te shpeshta, te ndara ose ne grup
– lotim dhe skuqje sysh

☎️Kontakto mjeken alergologe Gjustina Loloçi në Spitalin Salus për një konsultë në 0682053180 / www.salus.al