Kozmetika dhe produktet e kujdesit të lëkurës vitet e fundit po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në dermatologji, me sofistikime të lëndëve të para dhe formula të reja kimike.
Shtresa e jashtme korneale e lekures, është e para që ndjen efektin e perdorimit të çdo agjenti qe aplikohet lokalisht. Eshte e rendesishme te konsultohet mjeku dermatolog lidhur me perzgjedhjen e produktit te duhur dhe menyrat e perdorimit per mirembajtjen e lekures, flokeve dhe thonjve.
⚕️Mjeku konsulton ne percaktimin e llojit te detergjenteve apo pastruesve te lekures, hidratuesve, produkteve te ngjyrosura si fondatina apo tonerat e syve ne baze karakteristikave qe paraqet lekura.
❌Perdorimi gjithnjë e në rritje i produktve të bukurisë së lekurës, flokeve e thonjve mund të shoqerohet edhe me efekte te padeshiruara qe mund te lindin nga aplikimi i tyre, si dermatitis alergjik irritativ, infeksione apo alergji te syve, shperthim apo acarim i aknes, shtim i seborrhese apo tharjes e lekurës, crregullime te pigmentimit, plakje te parakohshme e lekures, dhimje koke, tharje ose yndyrosje e flokeve, demtim I thonjve deri ne rastet e renda te shfaqjes se tumoreve te lekures.
✅Ne teresine e prukteve te mirembajtjes se lekures, eshte e rendesishme te diferencojme produktet kozmetike nga ato kozmeceutike.
Ne grupin e pare futet teresia e produkteve te bukurise te pa testuara nga laboratoret farmaceutike. Ndersa produktet kozmeceutike jane ato te dizenjuara dhe prodhuara fale teknologjise se avancuar, qe permbushin standardet kimike, fizike farmakologjike te sigurta, qe u nenshtrohen testime laboratorike, duke dhene efekte të dëshiruara ne estetike dhe shendetin e lekures.
✅Per kete arsye duhen promovuar produktet te cilat jane miratuar nga FDA ( organizata amerikane qe kontrollon cilesine dhe sigurine e barnave dhe ushqimeve).
☎️Kontakto departamentin e Dermatologjisë në spitalin Salus në numrin 0682053180 / www.salus.al