Problemet e lëkurës në dimër

Stina e dimrit mund të shkaktojë probleme të lëkurës, si:

‍♀️Dermatitis, shkakton formimin e copëzave të thata të lëkurës që shkaktojnë kruarje dhe acarim. Mund të rezultojë nga ekspozimi ndaj kimikateve, nga një alergjen ose nga një infeksion.

Rosacea, është një infeksion bakterial që shkakton skuqje dhe gunga të vogla, të kuqe në lëkurë.

Urtikaria, kjo gjendje e lëkurës shkakton gunga të fryra, që kruhen dhe formohen pas ekspozimit ndaj të ftohtit. Disa njerëz zhvillojnë këto shenja si pasojë e mbindjeshmrisë ndaj ajrit të ftohtë. Skuqja është e përkohshme dhe zgjat 1-2 orë pas ekspozimit ndaj të ftohtit.

Psoriasis. Moti i ftohtë dhe i thatë mund të shkaktojë psoriasis. Shkaktarë të tjerë përfshijnë stresin, pirjen e duhanit dhe infeksione të caktuara.

Simptomat e sëmundjeve të lëkurës në dimër përfshijnë:

❗️Skuqje
❗️Kruarje
❗️Shenja në lëkurë
❗️Tharje të lëkurës dhe çarje

Trajtimet duhet të përqëndrohen në ri-hidratimin e lëkurës dhe qetësimin e çdo acarimi. Njerëzit mund të përdorin hidratues, vajra ose kremra për të ushqyer dhe rihidratuar lëkurën.

➕Prof. Dr. Andrea Artigiani, mjek dermatolog, drejtues i nivelit të lartë të Universitetit të Pizës, autor i disa botimeve dhe lektor në kongreset të rëndësishme në Itali dhe jashtë saj me eksperiencë shumë vjeçare në fushën e Dermatologjisë dhe Venerologjisë, ju pret në Salus për të kryer vizita dermatologjike!

☎️Kontakto departamentin e dermatologjisë në Salus: +355 68 20 53 180 / [email protected]www.salus.al