Politikat e Privatësisë

Spitali Salus ofron këtë faqe interneti për arsye edukimi dhe informimi, lidhur me shërbimet që ofron spitali.

Të gjitha të dhënat dhe informacionet e publikuara janë të karakterit informativ dhe Spitali Salus rezervon të drejtën për t’i ndryshuar në varësi të kushteve dhe nevojave.
Spitali Salus mund të vendosë në cdo kohë, të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë funksionalitetin e kësaj faqe përkatësisht, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar apo përmirësuar faqen apo cfarëdo arsye tjetër përfshirë ato përtej kontrollit të arsyeshëm të Spitalit Salus. Funksionaliteti i kësaj faqe është tërësisht në diskrecion të Spitalit Salus.

Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.
Këto terma dhe kushte përdorimi janë të zbatueshme për faqen e internetit www.salus.al
Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi, pa asnjë rezervë. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive intelektuale të shoqërisë Salus Tirana sh.a Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe, riprodhimi dhe/ose ripublikimi I tyre është i ndaluar.

Duke aksesuar këtë faqe, Ju pranoni se është I ndaluar përdorimi I kësaj faqe në mënyra të tilla që mund të jenë të dëmshme, të jashtëligjshme apo që përbëjnë mashtrim. Spitali Salus nuk mban përgjegjësi nëse, gjatë navigimit në këtë faqe, Ju mund të hasni problematika të ndryshme për shkak të mungesës së antivirusit, firewall apo browser të papërditësuar në pajisjen tuaj elektronike.

Shkelja e këtyre kushteve I jep të drejtë Spitalit Salus t’ju heqë aksesin në këtë faqe apo për cfarëdolloj arsye tjetër që Spitali Salus konsideron të drejtë dhe të nevojshme.

Faqja e internetit www.salus.al do të listojë sherbimet nga spitali Salus, sipas kategorive që faqja ofron me të gjitha karakteristikat që e identifikojnë sherbimin. Ju bëjmë me dije se për cfarëdolloj shqetësimi apo ankese, pyetje, etj. lidhur me sherbimet që në këtë faqe, Ju do t’I drejtoheni Spitalit Salus, ne rrugen Vidhe Gjata 16, Mezes-Kashar.

Per te dhenat elektronike perdoret softwari . Medarchiver. Faqja www.salus.al është dhe do të jetë në respektim të plotë të Ligjit 9887/2008 ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’ I ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme apo sugjerime/pyetje rreth eksperiencës tuaj online, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: ose me e-mail: [email protected] ose në: +355 68 20 53 180

Last update 1 March 2022