Polipet endometriale

🔎🚺Polipet endometriale janë rritje hiperplazike( të gjendrave dhe stromes endometriale) të lokalizuara, unike ose multiple,nga disa mm deri disa cm të sheshta ose të pedunkuluara në sipërfaqen e endometrit, ose që prolabojnë deri në vagine përmes cerviksit.
Zakonisht janë beninje, malinjiteti i rrallë 0.5 deri 7%.
📍Prekin kryesisht moshat e perimenopauzës dhe menopauzës.
📍Ndër shkaqet më të shpeshta të hemorragjive anormale genitale.
📍Eshtë estrogjenvartese. Rol në patogjeneze kane mutacionet,hiperplazia monoklonale, ekspozimi i tepruar ndaj estrogjeneve i pakundërshtuar me progesteron, mbindjeshmëria ndaj aromatazës endometriale etj

⚠️Faktor risku:
• Hormonoterapia
• Obeziteti
• Histori e mëparshme personale ose familjare për polip
• Tamoxifeni etj
Simptomat:
• Asimptomatike- zbulohen rastësisht
• Hemorragji të crregullta
• Menorragji
• Hemorragji intermenstruale
• Hemorragji post menopauzale
Prognoza:
• Vetregredimi spontan( kur jane gra të reja dhe polipe të vogla)
• Malinjizimi
• Infertilitet (kur lokalizohen afër tubave)
• Abort
• Rrekurenca

🔎👉Diagnoza
• Ekografi transvaginale
• Histeroskopia dhe biopsia
Trajtimi
• D &C me ose pa histeroskopi
• Histeroskopi standarti i arte.

🏥☎️Nëse shfaqni probleme të tilla vizitoni menjëherë mjeken gjinekologe Ledja Toro! Kontakto në 042390500 / 0682053180

TË TJERA

Glaukoma

Glaukoma Në përgjithësi, kjo sëmundje karakterizohet nga një ulje progresive e fushëpamjes, në pjesën periferike e më pas në pjesën qëndrore, deri sa avancon deri

Lexo më shumë »