Polipektomia Endoskopike

Polipektomia është një procedurë endoskopike mini-invazive që lejon heqjen e polipeve të traktit digjestiv, përmes përdorimit të instrumentit fleksibël të pajisur me një kamer të vogël, e cila futet nga goja (gastroskopia) ose rektumi (kolonoskopia) nga mjeku që kryen ekzaminimin për të mundësuar evidentimin e polipeve.

🔹Shumica e tumoreve malinje të zorrëve shkaktohen nga polipet (adenoma) fillimisht beninje. Për këtë arsye, polipet e stomakut dhe zorrëve duhet të hiqen.
Në pjesën më të madhe të rasteve, kancerët kolorektal fillojnë si polipe prekanceroze, të cilat janë rritje që zgjaten nga muri i brendshëm i zorrëve dhe stomakut .

🔹Kolonoskopia është procedura më e përshtatshme për gjetjen dhe heqjen pa dhimbje të këtyre polipeve, përpara se ato të shndërrohen në qeliza kancerogjene.

🔹Gastroskopia është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës. Me anë të kësaj procedure ekzaminohet ezofagu, stomaku dhe duodeni për evidentimin e masave të tilla.

✅Kontrolli i polipeve dhe i zorrës të trashë e stomakut është i domosdoshëm për personat mbi 40 vjeç po ky ekzaminim kryhet edhe për moshat më të reja kur janë të pranishëm faktorë risku.

👨‍⚕️Dr. Gianmarco Bulighin, mjek Gastroenterolog-Endoskopist me mbi 30 vite eksperiencë në spitalet më të njohura në Londër dhe Itali, pret në spitalin Salus të gjithë pacientët që kanë probleme dhe shqetësime me aparatin tretës.

📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al

➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭