Pityriasis versicolor (njollat e bardha në trup)

Pityriasis versicolor, i quajtur gjithashtu tinea versicolor, është një sëmundje sipërfaqësore dhe beninje e lëkurës për shkak të infeksionit nga një kërpudhë, Pityrosporum orbicolare. Edhe pse jeton normalisht në lëkurë pa e shqetësuar atë, në disa rrethana kërpudhat mund të bëhen agresive (patogjene) dhe të shkaktojnë sëmundje.

➡️Rritja e kërpudhave ndërhyn në pigmentimin (ngjyrosjen) normale të lëkurës, duke shkaktuar njolla të vogla, përgjithësisht në pjesën e sipërme të trupit, të cilat mund të jenë më të lehta ose më të errëta se lëkura përreth.
Pityriasis versicolor quhet ndryshe dhe si kërpudha e detit pasi që pjesët hipokromike (të zbardhura) ndodhin zakonisht pas verës.

✅Sëmundja mund të shfaqet në të gjitha grupmoshat, por është më e shpeshtë tek adoleshentët dhe të rriturit. Nuk është ngjitëse (e transmetueshme) dhe ka një prirje të përsëritet në mënyrë kronike me kalimin e kohës.
Trajtimi përfshin pastrimin e përditshëm me sapun / pastrues të pH-it acid dhe aplikimin e locioneve antifungale (kundër kërpudhave).

Sëmundjet kryesore (simptomat) të shkaktuara nga pityriasis versicolor përfshijnë:
1.shfaqja e njollave në lëkurë, kryesisht në pjesën e pasme, gjoks, qafë dhe krahë, të cilat mund të shfaqen më të lehta ose më të errëta se lëkura përreth
2. kruajtje

⚠️Faktorët që nxisin rritjen e saj janë:
1.klima e nxehtë dhe e lagësht
2. frekuentimi i ambienteve me lagështi siç janë pishinat
3. djersitja e tepruar
4. lekura e yndyrshme
5. ndryshimet hormonale
6.sistemi i dobët imunitar
7.mosushqyerja ne menyren e duhur

☎️Kontakto mjeken dermatologe Amarda Cenko në 0682053180 për të mesuar rreth trajtimeve te kesaj smeundjeje te lekures dhe parandalimin e saj.