Pickimi nga insektet, çfarë duhet të bëni nëse jeni alergjik?

🐝Pickimi prej insekteve është i bezdisshëm, jep dhimbje, enjtje, skuqje, djegie në vendin e pickimit. Kjo është cka shumica e personave përjetojnë pas një pickimi. Në disa raste pickimet nga insektet sidomos bleta dhe grerëza (hymenopteret) mund të japin një reaksion alergjik i cili mund të shfaqet me shqetësime lokale në vendin e pickimit deri në humbje të vetëdijes dhe rrezik për jetën.

▶️Fatmirësisht vetëm një pjesë e vogël e popullsisë (1 në 1000) mund të përjetojnë një reaksion alergjik nga bleta apo grereza. Ky reaksion mund të ndodhë në çdo moshë, afërsisht 3 % e të rriturve dhe 1 % e fëmijëve bëjnë një reaksion nga hymenopteret.

👉Alergjia nga bleta apo grerëza është dyfish më e shpeshtë te burrat se te gratë. Më shumë se sa e lidhur me ndjeshmërinë më të larte te meshkujt, kjo shifër ka të bëjë me ekspozimin më të madh të tyre ndaj hymenopterëve. Personi i cili është alergjik ndaj pickimit të bletës mund të jetë edhe ndaj grerëzës. Ky quhet kros-reaktivitet.

👉Reaksionet më të rënda ndodhin brenda 20 minutave nga moment i pickimit dhe mund të jenë kërcënuese për jetën. Personat të cilët kanë pësuar një reaksion nga bleta/grerëza të mëparshëm, kanë probabilitet më të madh për të patur një reaksion më të rëndë në pickimin pasardhës.

Në këtë rast shenjat të cilat pasojnë janë:
❗️Vështirësi në frymëmarje
❗️Skuqje dhe elemente të lëkurës edhe në distancë nga vendi i pickimit
❗️Kruarje në të gjithë trupin
❗️Enjtje të syve, buzëvë, fytit
❗️Fishkëllima në kraharor
❗️Vështirësi në gëlltitje
❗️Dhimbje të forta të barkut
❗️Ulje të tensionit.
❗️Humbje të vetëdijes dhe urinim të pavullnetshëm
❗️Deri në vdekje

👉Personat të cilët pas një pickimi përjetojnë këto simptoma duhet mënjëherë të paraqiten në qendrën shëndetësore më të afërt për të marë trajtimin që në këto raste do të jetë jetë-shpëtues për ta!

👉Gjithashtu ata duhet të pajisen me autoinjektorin e adrenalinës të cilin duhet ta mbajnë gjithmonë me vete dhe ta vet-injektojnë menjëherë pas pickimit dhe më pas të drejtohen menjëherë në qendrën shëndetësore më të afërt.

👉Kjo është mënyra se si një person alergjik nga helmi i pickimit të bletës apo grerëzës mund të minimizojë riskun e kërcënimit për jetën.

▶️🐝Por këta persona nuk janë gjithmonë pranë një qëndre shëndetësore dhe ngelen gjithmonë në risk.
Pacienti alegjik duhet të paraqitet tek mjeku alergolog i cili pas ekzaminimeve përkatëse përcakton kush nga insektet është shkaktari dhe më pas merr vendimit për të kryer trajtimin me terapinë desensibilizuese, trajtim i cili konsiston në kryerjen e disa injeksioneve me qëllim që pacienti të mos jetë më i ndjeshëm prej pickimit të tyre. Ky trajtimi quhet imunoterapi dhe në fund të tij pacienti nuk është më i riskuar pas pickimit.

🐝Reagimi i vetëm që mund të ketë do të jetë ai lokal (në vendin e pickimit) njëlloj si personat e tjerë jo alergjik ndaj pickimit.
Per diagnostikimin dhe trajtimin e kesaj patologjie mund te konsultoheni me mjeken alergjologe Dr. Gjustina Loloci prane spitalit tonë Salus!

☎️Kontakto 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA