Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal ose GERD (Gastroesophageal Reflux Disease) ndodh kur përmbajtja acide e stomakut kthehet në ezofag dhe jep simptoma ose komplikacione. GERD është sëmundja më e shpeshtë e aparatit tretës dhe konsiston në një bashkësi ankesash të shoqëruara dhe me dëmtime të ezofagut.
➡️Simptomat:
Prezantimi më tipik i kësaj sëmundjeje është djegia e kraharorit dhe rikthimi i skerecioneve acide në ezofag. Rreth 30-60% e pacientëve me refluks kanë ankesa në grykë pa pasur ndonjë ankesë si “djegie gjoksi” të dukshme.
➡️Vizita
Pasi vizitës nga mjeku gastrohepatolog dhe vlerësimit pëkatës, diagnoza mund të konfirmohet me kryerjen e një gastroskopie. Gastroskopia është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës. Me anë të kësaj procedure ekzaminohet ezofagu, stomaku dhe duodeni (zorra 12-gishtore). Kjo procedurë kryhet me anë të një aparati që quhet gastroskop.
Gastroskopia mund të jetë e nevojshme të kryhet kur keni:
– kthim të lëngjeve të stomakut në ezofag;
– djegie prapa dërrasës së kraharorit;
– dhimbje të pjesës së sipërme të barkut;
– të vjella të shpeshta;
– vështirësi në gëlltitje
✅Trajtimi:
Trajtimi kryesor konsiston në marrjen e frenuesve të acidit gastrik si dhe ndryshimi i stilit të jetesës dhe mënyrës së ushqyerjes, sipas rekomandimit nga mjeku gastroenterolog.
Kontakto departamentin e gastroneterologjisë në Salus: +355682053180 / www.salus.al