Për çfarë shërben artroskopia e kaviljes?

Artroskopia mund të përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar çrregullime të ndryshme të artikulacionit të kaviljes.Qëllimet e nderhyrjes janë reduktimi i dhimbjes së kaviljes në disa patologji dhe përmirësimi i funksionalitetit të tij

Cilat janë përfitimet e artroskopisë së kaviljes?
Artroskopia e kaviljes eshte nje teknike mini invazive e cila lejon kirurgun të ndërhyjë brenda kaviljes me prerje të vogla dhe me saktësi dhe lejon që strukturat e kyçeve të shihen me zmadhim më të madh sesa ai me sy të lirë. Kjo minimizon problemet që hasen ndonjëherë me kirurgjine e hapur, si infeksionet dhe dhimbjet. Pacientët zakonisht janë në gjendje të fillojnë rehabilitimin më herët dhe ti kthehen aktivitetitnormal dhe sportiv më shpejt se sa me kirurgjine e hapur klasike.

Cilat janë avantazhet e kirurgjisë artroskopike ndaj operacionit klasik të hapur?
Kirurgjia artroskopike për problemet posteriore të kaviljes dhe te artikulacionit subtalar është shumë më pak invazive se operacioni klasik i hapur dhe prodhon më pak cikatrice (ind fibrotik). Zmadhimi i pamjes e prodhuar nga artroskopi ofron një vlerësim më të saktë te lezionit dhe nje saktësi më të lartë gjate operacionit, me më pak dëmtime të indeve ngjitur me lezionin që do të trajtohet.

Kur indikohet nderhyrja ?
Kirurgjia indikohet pas 3-6 muajsh trajtimi konservativ të kryer pa rezultate të dukshme. Trajtimi jo-kirurgjikal (konservativ) përfshin pushim, barna anti-inflamatore, tutor ose orteza, terapi fizike dhe çdo infiltrim me kortizonik (steroide).

Cilat janë rezultatet e artroskopisë së kaviljes?
70% deri në 90% e pacientëve që i nënshtrohen artroskopisë së kaviljes për problemet më të zakonshme arrijnë rezultate të mira ose të shkëlqyera.

Sa është koha e rikuperimit pas ndërhyrjes?
Nevojiten rreth 8-12 javë që pacienti të kthehet në aktivitetin normal pas një artroskopie posteriore për të hequr një os trigonum, por kjo periudhë mund të ndryshojë. Është e nevojshme të diskutohet me kirurgun për të vendosur për një rikthim më të shpejte në aktivitet.