Për cfarë ju duhet Neurologu?

Neurologët janë profesionistë mjekësor të specializuar në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor. Ekziston një shumëllojshmëri e sëmundjeve neurologjike, si për shembull: Sëmundja Parkinson, migrenat kronike, meningitet, epilepsia, skleroza multiple e të tjera.

Këto sëmundje shfaqen me simptoma të ndryshme, përfshirë paralizën e dorës apo këmbës, marramendjen apo problemet në të folur, dobësinë e muskujve apo konfuzionin.

Nisur nga kjo shumëllojshmëri, ekzaminimet neurologjike përfshijnë një gamë të gjerë testesh, me anë të të cilave vlerësohet fuqia e muskujve, koordinimi dhe kujtesa.

Prof. Dr. Fabrizio Monti, neurolog, drejtues i departamentit të Neurologjisë, profesor në Universitetet e Triestes dhe Udines, pret në Salus pacientët që vuajnë nga:

➡Dhimbje koke dhe migrenë.

➡Epilepsia.

➡Sëmundja e Parkinsonit.

➡Çrregullimet e gjumit.

➡Sëmundjet që prekin sistemin nervor periferik.

Ekzaminimet që Prof. Dr. Monti kryen:

➡Ekzaminim neurologjik.

➡Elektromiografi dhe elektro-neurografi.

➡Testim për vlerësimin e perkeqësimit mendor (Alzheimer etj).

➡Testim për diagnozën e depresionit.

Besojani shëndetin tuaj ekspertëve tanë, duke telefonuar tani për të rezervuar një orar.

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al

➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭