Pediatria

Departamenti i Pediatrisë dhe Kirurgjia Pediatrike është në gjendje t’ju ofrojë fëmijëve dhe adoleshentëve (0-18 vjeç) një proces të plotë të shërbimeve duke filluar nga vizita e thjeshtë e përgjithshme pediatrike, deri te vizita specialistike, tek ndërhyrjet kirurgjikale të vogla nësë është e nevojshme dhe në situata të rralla dhe komplekse trajtimin e pacientëve.

Struktura disponon pajisjet e nevojshme për të matur saktësisht gjatësinë dhe peshën, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve duke u bazuar në percentilet e rritjes, si edhe për të monitoruar moshën skeletale  dhe  vlerësuar funksionet kryesore endokrine me anë të dozimit hormonal direkt. Disponon testet kryesore alergjike (prick test për pneumo e trofoallergjene) dhe aparaturën për vlerësimin e funksionimit respirator bazë dhe pas sforcimit. Në fushën e gastroenterologjisë disponon  diagnostikimin elementar të alergjive kryesore nga ushqimi, të vlerësimit makro dhe mikroskopik të feçes dhe në bashkëpunim me Shërbimin Endoskopik Digjestiv të instrumentave kryesor për vlerësimin endoskopik, e cila kryhet për fëmijë më të rritur.

Risia e Departamentit të Pediatrisë në Spitalit Salus është shërbimi i dedikuar për nënat e reja dhe femijët e porsalindur, duke filluar nga vaksinimi, këshillimi, trajtimi i sëmundjeve e deri në përkujdesjen psikologjike dhe emocionale për të vegjlit tuaj. Ambjente komode, standarte ndërkombëtare, teknologji e avancuar, si dhe staf i përkushtuar me ekperiencë shumë vjeçare i cili asiston çdo femije nga 0-14 vjec, qe ka nevojë për shtrim në spital, nga vizita e thjeshtë pediatrike e deri në ndërhyrjet kirurgjikale.Në aspektet kirurgjike të patologjive të moshës pediatrike ekziston mundësia e kryerjes të ekzaminimeve radiologjike dhe ekografike të aparatit urinar, gjenital, gastroenterologjik dhe patologjive keqformuese të organeve të brendshme të barkut (veçanërisht të rrugëve urinare). 

Patologjitë që i përkasin pediatrisë:

Patologjitë pediatrike të trajtuara janë:

Në departamentin e Pediatrisë në Spitalin Salus ofrohet shërbimi i vaksinimit sipas kalendarit të imunizimit por edhe vaksina ekstra.Risia e  këtij është shërbimi i dedikuar për nënat e reja dhe femijët e porsalindur, duke filluar nga vaksinimi, këshillimi, trajtimi i sëmundjeve e deri në përkujdesjen psikologjike dhe emocionale për të vegjlit tuaj.Ambjente komode, standarte ndërkombëtare, teknologji e avancuar, si dhe staf i përkushtuar me ekperiencë shumë vjeçare i cili asiston çdo femije nga 0-14 vjec, qe ka nevojë për shtrim në spital, nga vizita e thjeshtë pediatrike e deri në ndërhyrjet kirurgjikale.

  • Rino-konjuktivit alergjik
  • Astma
  • Urtikaria akute 
  • Dermatit atopik
  • Shtat të shkurtër
  • Mbipeshë ose obezitet
  • Puberteti i herët dhe i vonë
  • Sëmundjet e gjëndrës tiroide
  • Dhimbje barku periodike
  • Kapsllëk
  • Diarre
  • Sëmundja e Celiakise
  • Alergjia ushqimore
  • Bajamet
  • Adenoidet
  • Polipet nazale te shkaktuara nga fibroza  cistike
  • Polipoze
  • Otit
  • Otomastoidite
  • Humbje dëgjimi
  • Drenazh transtimpanik
  • Timpanoplastikë (TPL)
  • Timpanomastoidoplastikë (TMPL)
  • Osikuloplastika
  • Fimozë
  • Hernie inguinale
  • Kriptorkidizëm
  • Calculosa renale dhe e rrugëve urinare
  • Strabizmi
  • Katarakt kongjenital
  • Stenozë e kanalit të lotit
  • Keqformim i qepallave ptosis
  • Transplantimim i kornes

Blog:

Këshilla Vaksimini

VAKSINIM i kontrolluar dhe çertifikuar në Spitalin Salus! Departamenti i Pediatrisë, i përbërë nga mjekë të specializuar ofron vaksinimin e kontrolluar dhe të çertifikuar me vaksina…

Të SIGURT në SALUS

✅NDIHUNI TË SIGURT NË SPITALIN SALUS! Çdo pacient përpara se të hyjë në Spitalin Salus për të kryer shërbimet mjekësore, kalohet në një filtër sigurie…

Rekomandime Mjekësore për nënat

Rekomandime Mjekësore të veçanta – Disa këshilla për nënat:🔴Ethe/temperatura e Lartë➡️Temperatura është përgjigja apo reagimi natyral i trupit të fëmijës ndaj disa gjëndjeve, sëmundjeve si…

Fruthi

Fruthi eshte nje semundje infektive virale (morbili virus) qe mund te preke cdo individ qe nuk eshte vaksinuar. Klinikisht shfaq temeprature te larte 39.5-40 grade,…

Virozat e stinës

Në periudhat e ndryshimit të temperaturave është e zakonshme të sëmuremi nga të ashtuquajturat viroza që “ndikojnë” në traktin e sipërm respirator të individëve të…