Patologjitë e Prostatës

“Hipertrofia e Prostatës së pari është patologji urologjike beninje, dhe kjo duhet ti qetësoj pacientet. Është patjetër patologji e cila diagnostikohet tek meshkujt, dhe konsiston në një zgjerim beninj, te një pjese të prostatës, e cila diagnostikohet tek meshkujt, e moshes mbi 40 vjec.

➡Shqetësimet që shkakton Hipertrofia e Prostatës janë të dy llojeve të ndryshme. E para çrregullimet irrituese që janë në thelb, një rritje e frekuencës për të urinuar me urgjencë.

➡Këto fenomene janë për shkak të faktit se, fshikëza duhet të kompensojë shtypjen, duhet të zhvillojë më shumë forcë, ka kontraksione më të forta, të cilat japin këto simptoma.

➡E dyta është pengesa, dhe vështirsia ne urinim, dhe kjo kupton që në mëngjes duhet të prese disa minuta para se të urinoje.

➡Si kryhet diagnoza për Hipertrofinë e Prostatës ?
Fillimisht, si me të gjitha sëmundjet, kryhet anamneza, gjë që shpjegon pikërisht këto çrregullime, dhe me pas mund të kryejme një test urine për të përjashtuar faktin e një infeksioni të thjeshtë, vazhdojmë më pas me viziten, e cila konsiston në ekzaminimin fizik.

➡Kryhet ky vlerësim më parë , dhe më pas vazhdojmë me ekzaminimet e radhës, si Uroflusometria. Ekzaminimi tjetër që duhet të kryejmë është ekografia e aparatit urinar, e cila na specifikon shumë gjëra, duke filluar nga gjëndja e veshkave, më pas, fshikëzae urinës dhe muret e saj.

➡Është e rëndësishme të kontrollojmë pacientin pasi të ketë urinuar nëse fshikëza është zbrazur plotësisht apo jo. Të vlersojmë me detaje të gjitha parametrat, dhe reflekset e fshikëzës perfshirë tepricat të cilat mund të mos I nxjerre jashtë, dhe këto me pas shkaktojnë shqetesim tek pacienti.

➡Nga keto ekzaminime kuptojmë më pas nëse ka komplikacione të tjera si prsh, nëse ka gurë në fshikëz, apo problem te tjera rreth murit të fshikëzës, dhe së fundi do të na tregojë madhësinë e prostates. Por nuk do të tregojë shumë gjëra në lidhje me strukturën e prostatës pa një ekzaminim më të detajuar, por do të shohim nëse ka dyfishim apo trefishim të saj, konsideruar me madhësinë normale.

➡Pasi kemi siguruar rezultatet e të gjitha ekzaminimeve të lartpërmendura , vazhdohet me terapinë.”

👨‍⚕️Dr. Claudio Milani, mjek me eksperiencë shumë vjeçare.
Drejtor i përgjithshëm i departamentit të Urologjisë në spitalin “ss. Giovanni e Paolo” në Venecia.
Mjek urolog i ekselencës për nderhyrje :
✅ Laparoskopi të veshkave për patologji beninje dhe malinje
✅Retroperitoneum për neoplazitë e testikujve në fazë të ulët
✅Ureteroskopi operative për gurë ureterale
✅Trajtimi i patologjive të fshikëzës urinare
☎️Kontakto në numrin 0682053180 /  +355 4 23 90 500​ për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë urologjike!
➕Salus, spitali yt!