Patologjitë e prostatës

Hipertrofia e prostatës është patologji urologjike beninje dhe kjo duhet t’i qetësojë pacientët. Kjo patologji diagnostikohet tek meshkujt e moshës mbi 40 vjeç dhe konsiston në një zgjerim beninj të një pjese të prostatës.

Shqetësimet që shkakton hipertrofia e prostatës janë të dy llojeve të ndryshme. E para çrregullimet irrituese që janë në thelb një rritje e frekuencës për të urinuar me urgjencë dhe e dyta pengesa dhe vështirësia në urinim.

Si kryhet diagnoza për hipertrofinë e prostatës?

Fillimisht, si me të gjitha sëmundjet, kryhet anamneza, gjë që shpjegon pikërisht këto çrregullime dhe më pas mund të kryejmë një test urine për të përjashtuar faktin e një infeksioni të thjeshtë. Vazhdojmë më pas me vizitën, e cila konsiston në ekzaminimin fizik dhe ekzaminimet e radhës, si uroflusometria dhe ekografia e aparatit urinar.

Nga këto ekzaminime kuptojmë më pas nëse ka komplikacione të tjera si për shembull gurë në fshikëz, apo probleme të tjera rreth murit të fshikëzës dhe së fundi do të na tregojë madhësinë e prostatës. Pasi kemi siguruar rezultatet e të gjitha ekzaminimeve të lartpërmendura, vazhdohet me terapinë.

Për më shumë informacion, apo për të rezervuar një orar me Dr. Claudio Milani, urolog me eksperiencë shumëvjeçare telefononi tani në numrat e kontaktit që shfaqen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al