Patologjitë dermatologjike dhe ndikimi që kanë në aspektin psikologjik

Si të gjitha sëmundjet kronike, edhe ato dermatologjike, edhe pse më pak serioze se sëmundjet e tjera, kanë një ndikim shumë të fortë dhe negativ në jetën e pacientëve. Për shkak të simptomave tejet të dukshme, ato mund të shkaktojnë luhatje persa i perket aspektit psikologjik dhe raporteve sociale, një aspekt që mjeku duhet të marrë parasysh gjatë fazës së trajtimit.

Simptomat fizike nuk janë i vetmi aspekt që duhet marë në konsideratë pasi të gjitha këto patologji kronike kanë pasoja të rëndësishme në cilësinë e jetës së pacientëve, të shkaktuar kryesisht nga një perceptim i ndryshuar i imazhit të tyre.

Në raste më të rënda, kjo ka një ndikim të fortë emocional tek pacienti, e cila ndikon negativisht edhe në jetën e tij shoqërore dhe të punës. Të qënurit i pasigurt dhe në siklet gjatë gjithë kohës ndikon në mënyrë të vazhdueshme në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Si me sëmundjet e tjera kronike, edhe patologjitë dermatologjike nuk duhet të nënvlerësohen sepse kjo gjendje mund të shkaktojë shqetësime të mëtejshme sic është depresioni, fobia sociale, crregullime në të ushqyerje deri në autolezionizëm.

E gjithë kjo i bën sëmundjet kronike dermatologjike një problem përtej aspektit mjekësor.

Aspekti psikologjik është pra shumë i rëndësishëm kur përshkruhet një trajtim për këta pacient . Rruga e trajtimit, në fakt, nuk duhet të synojë vetëm zvogëlimin e simptomave, por të ndihmojë pacientin të përshtatet në patologjinë e tij, duke përmirësuar aftësinë e tij për të kryer aktivitete normale të përditshme.

Patologjite kutane qe shoqerohen me crregullime psikologjike e psikiatrike ndahen ne dy grupe:

  1. Sëmundjet dermatologjike kronike te cilat cojne ne prekje dhe alterim psikologjik
  2. Sëmundjet dermatologjike te cilat induktohen (shkaktohen) ne terren te crregullimeve psikiatrike.

Ne grupin e pare mund te permendim pothuaj cdo problem kutan dermatologjik, kroniciteti klinik i te cilit persiston nder muaj e vite. Jane pikerisht shenjat dhe simptomat klinike qe derivojne keto problematika psikologjike. Mund te permendim: Dermatitin atopic dhe ate seborrheic, me skuqje vatrore te lekures, prani te eskoracioneve, pyodermizimeve, apo te cipave te yndyrshme te lekures, te shoqeruara me kruarje te vazhdueshme, duke krijuar situata stresi te vazhdueshem tek pacienti.

Psoriasis Vulgaris Generalisata me prani te pllakave apo vatrave erythematoze te mbuluara me skuama te trasha te hirta.

Grupi I semundjeve buloze autoimmune Pemphigus qe manifestohen me prezence te bulave dhe erozioneve te dhimbshme ne lekure dhe mukoza. Semundje te tjera mund te jene Alopecia, Acnet, Hiperhidroza palmare  apo difuze, Lupus erythematoz, Dermatomioziti, Carcinomat kutane massive, neoplazite vaskulare difuze, neoplazite neuroendocrine, infeksionet bakteriale, mykotike e virale e shume semundje te tjera dermatologjike.

Cdo semundje dermatologjike e karakterizuar nga kruarja (pruriti) i vazhduar apo intens, vatrat erosive te dhimbshme, skuqja e vazhduar dhe shenja apo simptoma te tjera , e cojne pacientin drejt crregullimeve psikologjike.

Grupi tjeter i semundjeve , eshte ai qe zhvillohet ne terren te personave qe vuajne fillimisht nga crregullimet psikiatrike , te cilet nepermjet tikeve apo sjelljeve nervore, shkaktojne semundje dermatologjike. Mund te permendim autolezionet , Sindromen Munchausen, ku pacientet veteshkaktojne plage apo deme ne trupin e tyre.

Kontakto departamentin e dermatologjisë dhe psikologjisë në Salus 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

Ateroskleroza

👩‍⚕️🏥Ateroskleroza është një proçes degjenerativ i arterieve që fillon që në moshë të re dhe zhvillohet me rritjen e moshës duke u karakterizuar nga grumbullimi

Lexo më shumë »