Një femër në moshë pjellore ka një rrezik më të ulët të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, sepse niveli i estrogjenit në trup është shumë më i lartë. Sidoqoftë, duhet të kenë një stil jetese që i shërben parandalimit të sëmundjeve si: mbajtja e peshës së duhur trupore, stili i shëndetshëm e ushqyerjes, aktiviteti fizik dhe mospirja e duhanit.
Efektet e një stili jetese jo korrekt shoqërohen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare pas menopauzës.
Gjatë menopauzës ka një ulje të estrogjenit dhe kjo çon në një tendencë për rritje të presionit të gjakut dhe ndryshime në koagulim.
Femrat në menopauzë duhet të kryejnë me patjetër vizita me kardiologun. 40% e vdekjeve të femrave vijnë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare!
Sëmundja artereosklerotike është një ndër sëmundjet që zë peshën kryesore të sëmundshmërisë. Kjo sëmundje prek enët e gjakut që ushqejnë zemrën të cilat quhen arterie koronare; enët e gjakut që ushqejnë trurin dhe enët e gjakut periferike që ndodhen kudo në trup.
Si kryhet vizita dhe vlerësimi i rrezikut kardiovaskular?
“Ekzaminimi i parë kardiologjik fillon me kërkimin e faktorëve të rrezikut kardiovaskular, elementë të historisë familjare që ndikojnë në një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, të shoqëruara me analizën e të gjithë dokumentacionit mjekësor.
Pas ekzaminimit fizik (dëgjimi kardiak dhe pulmonar, dëgjimi vaskular, matja e tensionit) dhe elektrokardiogramës kryhen edhe ekzaminimet laboratorike të gjakut, që më pas mjeku të përcaktojë nëse pacientja ka nevojë për trajtime shtesë apo konsulta për këto patologji.
Departamenti i Kardiologjisë: +355682053180