Parandalimi dhe Depistimi i kancerit te gjirit.

Edhe pse kanceri i gjirit në përgjithësi nuk është i trashëgueshëm, në rastet kur është i trasheguar, është kryesisht për shkak të mutacioneve në gjenet BRCA1/2.

🧬 Mutacionet germline BRCA1 dhe BRCA2 rrisin ndjeshem riskun për kancer gjiri dhe ovari. Personat që i mbartin këto mutacione kanë një risk rreth 7-25 herë më të lartë për të zhvilluar kancer gjiri dhe ovari krahasuar me individet që nuk e mbartin këtë mutacion. Edhe pse më pak se kanceri i gjirit dhe ovarit, mutacionet BRCA rrisin riskun edhe për kancer të prostatës, pankreasit dhe melanoma.

❓Shpesh pacientet janë të pasigurte për hapat që duhet të ndërmerren në vazhdim pasi marrin një rezultat pozitiv për një mutacion të caktuar.
✅ Nëse keni bërë një analizë gjenetike dhe ka rezultar pozitive për BRCA1/2, gjëja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni për të hartuar një plan të mirefillte parandalim dhe depistimi.

❓ Nëse jeni mbartës të mutacionit BRCA, çfarë duhet të bëni për të ulur riskun për zhvillim të kancerit të gjirit?
1️⃣ Aktiviteti fizik, ruajtja e një peshe trupore të shendetshme, shmangia e alkoolit dhe terapive hormonale zëvendësuse si dhe ushqyerja e fëmijeve me gji dhe dieta e pasur me fruta dhe perime janë modifikimet që do të ulin sado pak riskun për kancer gjiri.
2️⃣ Sa i perket depistimit i cili ndihmon për diagnostikimin e kancerit të gjirit në kohë, kur është plotesisht i kurureshem, për personat mbartës të mutacionet BRCA ½ rekomandohet:
✅ Ekzaminimi klinik i gjirit çdo 6-12 muaj nga mosha 25 vjeç ose 10 vjet më para diagnostikimit të personit më të ri në familje. Pra, nëse dikush në familje është diagnostikuar në moshën 30 vjeç, kontrollet duhet të fillojnë në 20 vjeç e keshtu me radhe, por jo me vone se mosha 25 vjeç.
3️⃣ Takim me mjekun onkolog për hartim të planit të depistimit.
4️⃣ Edhe pse ka medikamente që mund të ulin riskun për kancer gjiri në mbartësit e mutacioneve BRCA1/2, mastektomia bilaterale profilaktike është metoda më efektive për reduktimin e riksut për kancer gjiri. 📉redukton riskun me 90%.

👩🏻‍⚕️‍ Megjithatë, benefitet, limitimet dhe risku individual për çdo pacient duhet vleresuar me kujdes para marrjes së një vendimi.