Pagjumësia(Insomnia) është një nga shqetësimet më shpesh të referuara tek mjekët.
Ky çrregullim prek afërsisht 33-50% të të rriturve.
Edhe pse mund të prekë çdo grupmoshë, haset më shpesh tek gratë dhe të moshuarit (> 65 vjeç).
Pagjumësia karakterizohet nga cilësi e dobët e gjumit, vështirësi për të fjetur dhe vështirësi për të qëndruar në gjumë.
Ka disa faktorë që mund të sjellin shqetësime të konsiderueshme të gjumit, si stresi i punës, puna në turne, humbja e një personi të dashur, divorci apo dhuna në familje.
Tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, ka një risk më të lartë për çrregullime të ndryshme shoqëruese, si:
• depresioni
• ankthi
• abuzimi me substanca
• vetëvrasja
• aksidentet automobilistike
• mosfunksionime të mundshme imune, në rastin e pagjumësisë kronike
Në sajë të disa testimeve të thjeshta(ESS – Epwort Slepiness Scale ose PSQI) mund të shqyrtohet rasti i pagjumësisë për të përcaktuar terapinë farmakologjike apo sjellore më të përshtatshme për pacientin.

+355 682053180
+355 4 23 90 500