Ozonoterapia

Në Spitalin Salus do të fillojë aplikimi i terapisë së Ozonoterapisë nga Dr. Flamur Vellku dhe Dr. Nuri Qyra!

✅ Ozonoterapia është provuar të jetë terapia më e sigurt që ka ekzistuar ndonjëherë në trajtimin e infeksioneve virale, antibakteriale dhe fungine.

✅ Kjo terapi aplikohet me infiltrim intramuskular paravertebral, sotokutan epidural dhe auto-hemo transfuzion në rrugë venoze për të forcuar SISTEMIN IMUNITAR, për trajtimin e dhimbjeve KRONIKE, për trajtimin e plagëve DIABETIKE por edhe INFEKSIONEVE.

Ozoni bën që eritrocitet të furnizojnë indet me më shumë oksigjen
Stimulon leukocitet per të luftuar infeksionet
Oksidon pllakëzat atherosklerotike, zgjeron enët e gjakut duke trajtuar shumë sëmundje të qarkullimit të gjakut.
Ozoni stimulon sistemin antioksidant të trupit
Ai gjithashtu redukton efektet anësore të kimoterapisë dhe radioterapisë
Ozoni ka rezultuar efektiv në kurimin e: (ulcera diabetike, ulcera varikoze, gangrena, plagë postoperatore, djegie, fistula, fisura etj)

Në Spitalin Salus përdoret aparatura e ozono- oksigjeno terapisë cila është e fjalës së fundit të teknologjisë në këtë fushë.

‍⚕️Dr. Flamur Vellku është mjek ortoped i diplomuar ne Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Firenze Itali dhe ka kryer master post-universitar në Universitetin e Sienes, Itali në përdorimin e oksigjeno-ozonoterapisë në patologji të ndryshme.

‍⚕️Dr. Nuri Qyra është mjek anestezist-reanimator me eksperiencë pune prej shumë vitesh në këtë fushë.

☎️Për të mësuar më tepër rreth kësaj terapie dhe efekteve që sjell për organizmin kontakto 0682053180 / www.salus.al