Noduset e tiroides

Noduset e tiroides janë disa llojesh, mund të jenë noduse solide, kistike ose forma të ndryshme mikse.
Janë të pranishme deri në 50% të popullsisë, vijnë duke u shtuar me rritjen e moshë. Me rritjen e moshës kemi një rritje të intensitetit të noduseve problematike (konsiderohen problematike në momentin kur kemi rritje të madhësisë së tyre, ose kur kemi një strukturë të dyshimtë për malinjitet).

Përveç ekografisë, në Salus bëjmë vlerësimin nëpërmjet egzaminimeve hormonale për përcaktimin e gjendjes funksionale të noduseve.
Gjithashtu tjetër egzaminim shumë i rëndësishëm është edhe shintigrafia e tiroides e cila ndihmon për diferencimin funksional të noduseve.

Përtej këtyre egzaminimeve, ne bëjmë edhe vlerësimin me biopsi me age të hollë të noduseve, ku me një age të hollë, pa diskomfort dhe me dhimbje minimale për pacientin marrim material, i cili më pas interpretohet nga anatomia patologjike.

Në spitalin tonë bëhet edhe ndërhyrja kirurgjikale, në rastet kur kemi indikacion për praninë e noduseve të mëdha të cilat shkaktojnë shtypje, marrje të frymës, vështirësi në ushqim, apo që mund të jenë malinje dhe problematike.

Në mjaft raste që ndjekim, bëhet një pastrim i mirë kirurgjikal i gjëndrës tiroide, nuk ka ind të mbetur të tiroides që mund të na krijojë probleme në të ardhmen nga ri-formimi i noduseve.