NJË GRIP QË PO ZGJAT APO ALERGJI? SI TË KUPTOJMË NDRYSHIMIN?

Me zgjatjen e periudhes se dimrit, shume prej nesh po kalojne gjendje virale te perseritura, kolle apo infeksione pulmonare. Por a jane vertet keto simptoma te rrugeve te frymemarrjes nje grip? Ne shume raste ngaterrojme simptomat e nje alergjie me ato te nje gjendjeje gripale te thjeshte pasi shpesh here jane shume te ngjashme. Ne qofte se akoma jeni duke pasur episode me rrjedhje hundesh, teshtima, kolle apo rendese ne kraharor dhe nese keto simptoma perseriten shpesh pergjate vitit, eshte koha qe te reflektoni dhe te pyesni veten: cfare po ndodh me ju ne te vertete?

SIMPTOMAT
Gjendja virale e shfaqur gjate stines se dimrit e cila vazhdon me shume se nje jave tregon se simptomat tuaja mund te jene shkak i nje alergjie. Riniti alergjik, nje viroze e zakonshme, gjithashtu edhe disa probleme te tjera te rrugeve te siperme respiratore, shfaqen me simptoma te ngjashme te cilat jane rrjedhje hundesh, teshtima dhe lodhje fizike te cilat jane tipare tipike te te dyjave, por ne qofte se ju keni simptoma te tjera si probleme me lekuren, lotim, skuqje ose kruarje sysh, mund te jete koha qe te konsideroni se keto simptoma jane pasoje nje alergjie. Ndersa, simptoma si dhimbje fyti, temperature e larte dhe dhimbje trupore sugjerojne per nje gjendje gripale qe po shnderrohet ne nje infeksion te rrugeve te frymemarrjes. Ne qofte se behet fjale per nje rast te tille, eshte e udhes qe te konsultoheni me mjekun tuaj te familjes sepse shenjat e mesiperme mund te jene gjithashtu edhe shenja te nje riniti joalergjik apo probleme te rrugeve te poshtme te frymemarrjes.

SHKAKTARET
Ekspozimi ndaj shkaktareve te rinitit alergjik sic mund te jene polenet, ushqimi apo pluhuri zakonisht e bejne trupin tuaj qe te kunderveproje pothuajse menjehere duke shfaqur shenjat e mesiperme. Keshtu qe nese papritur ju shfaqen simptoma te ngjashme me gripin, kjo eshte nje e dhene tjeter qe duhet tju beje te mendoni se shkaku nuk eshte viral.
Pergjate stines se dimrit alergjite mund te jene shume agresive. Prane pemes se Krishtlindjeve, festimet prane familjeve dhe ushqimi i bollshem, mundesia eshte me e madhe per te rene ne kontakt me shumicen e alergeneve. Ne qofte se i njihni shkaktaret e alergjise suaj, duhet te tregoni kujdes.

Si gjendja virale ashtu edhe gjendja alergjike prekin sistemin imunitar, eshte normale qe te jeni konfuze. Nese mendoni se po kaloni nje gjendje virale te thjeshte e cila po zgjat me shume se nje jave dhe perseritet shpesh, ka shume gjasa qe kjo gjendje te jete nje rinit alergjik, per ta percaktuar ju rekomandojme qe te kryeni testin e alergjise.

TË TJERA

Kistet e gjirit

👉👩‍⚕️Kistet e gjirit janë qese të mbushura me likide brenda gjirit, të cilat zakonisht nuk janë kancerogjene (janë beninje), po duhen monitoruar vazhdimisht me mjekun.

Lexo më shumë »