NJË “BETEJË” E PAFUND: ALERGJITË PËRGJATË VITIT

Shpesh here alergjite jane nje burim konstant stresi. Pjesa me e madhe e njerezve mendojne se riniti alergjik gjate stines se pranveres eshte e vetmja gjendje alergjike sezonale. Por nje sezon pason tjetrin dhe ka persona qe nuk arrijne te kene pothuajse fare qetesi prej teshtimave, bllokimit te hundes, lotimit te syve, veshtiresise ne frymemarrje, kolles apo kruarjeve dhe njollave ne lekure. Kjo ndodh sepse cdo sezon na perball me alergene te ndryshem. Per keta persona perditshmeria eshte mjaft e veshtire.
Me poshte do te gjeni shkurtimisht llojet e alergjive tipike te cdo sezoni.

STINA E PRANVERES
Reshjet e muajit Prill sjellin lule te bukura dhe shume gjelberim por pervec tyre edhe rinitin alergjik, semundjen alergjike me te shpeshte e cila prek nga 10% deri ne 30% te adulteve. Prej muajit Mars e ne vazhdim, polenet e barit, shkurreve dhe pemeve do te jene ne intensitetin e tyre me te larte. Te konsideruar si lloji me agresiv i poleneve dhe shkaktaret e rinitit alergjik sezonal, alergenet protagoniste te kesaj stine jane polenet e barit the shkurter i cili eshte i gjelberuar dhe aktiv per te leshuar polene prej Marsit e deri 10 diteshin e pare te Qershorit.
Dhe nderkohe qe moti fillon te ngrohet, ju doni te kaloni me shume kohe jashte, duke shtuar keshtu kontaktin me to dhe gjithashtu mundesine e shfaqjes se simptomave te alergjise.

STINA E VERES
Nderkohe qe polenet e pemeve dhe te shkurreve jane shfaqur, me fatkeqet, ata alergjik prej te gjitha poleneve, te cilet kane filluar prej Marsit trajtimin me mjekim per shenjat e rinitit te shkaktuar nga poleneve te barit, vazhdojne kalvarin e vuajtjeve edhe ne vere. Eshte pikerisht kjo zgjatje e rinitit alergjik deri ne muajt e veres qe na ben te mendojme per nje alergji nga polenet e shkurreve apo pemeve, sepse jane keto polene te cilat vazhdojne te jene aktive edhe gjate veres.
Eshte periudha e piknikeve dhe skarrave, qe do te thote kontakt me polenet, perkeqesim te simptomave te rinitit dhe jo vetem.

Vera eshte gjithashtu sezoni i bleteve dhe grerezave. Per ata te cilet kane alergji nga pickimi i tyre, nuk mund te flitet me per ulje te cilesise se jetes prej bllokimit te hundeve apo teshtimave, ne kete rast behet fjale per nje reaksion jetekercenues.

STINA E VJESHTES
Moti i lagesht dhe me ere gjate stines se vjeshtes eshte nje nga kushtet me te mira per rritjen mykrave dhe shperndarjen e sporeve te tyre. Mykrat mund te jetojne ne ambientet e brendshme dhe te jashtme, bile edhe ne shtepite me te pasterta. Te vendosura ne nje grumbull gjethesh, ne barerat e shkurtra apo grumbuj dekompozimesh, myku mund zgjase simptomat e mbartura prej stines se pranveres dhe veres. Keto alergene shkaktojne me shpesh simptoma te rrugeve te poshtme te frymemarrjes.

Si pasoje e ererave te shumta cdo polen i mbetur nga vera eshte nje tjeter shkaktar qe mund te vazhdoje ndikimin ne simptomat e alergjise gjate vjeshtes.

STINA E DIMRIT
Gjate dimrit te ftohte personat alergjik ndaj poleneve arrijne qetesine e shumepritur prej teshtimave. Por per disa te tjere fillon nje ndeshkim po aq rendues. Nga nevoja per nje temperature te larte ne ambjentet tona te banimit perdorim ngrohes te ndryshem dhe per pasoje shtojme perqendrimin dhe perhapjen e pluhurave. Alergjia nga pluhurat e shtepise apo akarienet te cilat jane mikroorganizma qe nuk shihen me sy te lire, manifestohet po ashtu me simptomat e nje rinitit alergjik sic ndodh nga polenet, por ne shume raste edhe me simptoma te rrugeve te poshtme te frymemarrjes si kolle dhe veshtiresi ne frymemarrjes, simptoma keto te nje Athme Bronkiale. Jane pikerisht keto alergene qe e bejne gjithe periudhen e vitit nje “fushebeteje” te vertete. Ato jetojne ne ambjentet e brendshme bashke me ne dhe ushqehen me mbetjet tona trupore si lekura e devitalizuar dhe e shperndare ne ambient. Hapesirat me perqendrim me te larte te akarieneve jane shtrati, ambienti i ndenjies, tepetet, kukllat me pellush etj. Pacientet alergjik nga pluhurat simptomat i kane te pranishme pergjate gjithe vitit sepse kontakti me pluhurat e shtepise eshte i perhershem. Ka nje agravim te shqetesimeve ne dimer per shkak se kalojne me shume kohe ne ambiente te mbyllura si pasoje e te ftohtit. Kjo i ben akarienet alergenet me te rendesishem te stines se dimrit. Por ju mund ti limitoni vuajtjet tuaja prej alergjise duke e kufizuar nivelin e lageshtires ne banesat tuaja poshte 55%, me perdorimin e nje filtri HEPA ne fshesen tuaj dhe duke pastruar here pas here pluhurat ne ambjentet e baneses suaj. Askush prej nesh nuk ka deshire te kete teshtima, fishkellima ne kraharor dhe kruajtje ne periudhen e Krishtlindjeve prandaj pervec minimizimit te perqendrimit te akarieneve duke mare masat perkatese, trajtimi specifik nuk duhet neglizhuar.

Pervec akarieneve stina e dimrit rezervon edhe burime te tjera alergenesh sic jane polenet e disa pemeve te cilat mund te gjelberohen heret, afer fundit te dimrit.
Ketyre pacienteve ju fillojne shqetesimet ne periudhen fund Janari, Shkurt.

Morali i ketij informacioni eshte: cdo sezon mbart ne vetvete arsye te reja per te teshtitur dhe jo vetem. Nderkohe qe nje vit i plote me simptoma si rrjedhje hundesh dhe lotim sysh tingellon si nje vit jo shume i mbare, pak me shume kujdes mund te reduktoje shume thjeshte vuajtjet tuaja prej alergjive. Duhet te jeni te vemendshem sesi mund te ndryshoje moti, kushtojini rendesi, qofte edhe duke numeruar ditet e periudhes se poleneve. Mundohuni te mbani jashte banesave dhe sa me larg jush alergenet qe mund tju shkaktojne simptoma alergjie.
Keto masa nuk mund te largojne shkaktarin dhe te permiresojne simptomat totalisht por mund te ulin perqendrimin dhe intensitetin e tyre.

Diagnostikoni dhe trajtoni alergjine tuaj.
Kontakto 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

Bronkoskopia

Bronkoskopia është një test diagnostik që lejon eksplorimin e rrugëve kryesore të frymëmarrjes (trakea dhe bronket) dhe marrjen e mostrave të indeve ose sekrecioneve për

Lexo më shumë »