Me siguri keni përjetuar njëherë të vetme ngërçet e muskujve! Ngerçet janë kontraktime të papritura të pavullnetshme ose spazma që prekin një ose më shumë muskuj.
Shpesh ndodhin pas stërvitjes ose gjatë natës, dhe zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta. Në shumicën e rasteve ato ndikojnë në muskujt e këmbëve dhe kofshëve. Megjithëse kjo gjendje është shumë e bezdisshme, zakonisht zgjidhet me një shtrirje të lehtë ose masazh të butë pjesën e kontraktuar.
Dhimbja akute zgjat nga disa sekonda deri në 10 minuta, megjithëse këmba mund të vazhdojë të lëndojë për disa orë.
Shumë shpesh shkaqet nuk dihen dhe, në këto raste, ne flasim për ngërçe idiopatike. Shkaktarët kryesorë mund të jenë tendosja e tepërt, dehidratimi, mungesa e kripërave minerale, furnizimi i pamjaftueshëm i muskujve ose mosfunksionimi i nervave. Duhet gjithashtu të thuhet se tendinat shkurtohen fiziologjikisht me moshën e avancuar, gjë që potencialisht shpjegon pse dhimbjet e këmbëve janë veçanërisht të shpeshta në subjektet e moshuara. Megjithëse nuk janë shqetësime për t’u alarmuar, nëse episodet bëhen të shpeshta dhe tepër të dhimbshme, këshilla është që të shkoni te mjeku për një konsultë të plotë.
Ju mund të vuani shpesh nga ngërçet e këmbëve nëse:
-Keni tendencë të uleni për një kohë të gjatë, ose të paktën me këmbët tuaja të përkulura pa ndryshuar pozicionin për orë të tëra
-Gjatë ditës keni bërë shumë stretching ose jeni stërvitur shumë
-Keni qëndruar në në pozicione të vështira ose në sipërfaqe të forta
-Jeni shtatzënë
➕Salus, spitali yt!