Nga ndryshon Rinoplastika nga Septoplastika?

Rinoplastika është një operacion që kryhet për të përmirësuar estetikisht formën e hundës.

Septoplastika është një operacion që kryhet për të përmirësuar funksionalitetin e frymëmarrjes, duke rregulluar septumin. Kur septumi nuk është i rregullt, mund ta bëjë më të vështirë frymëmarrjen përmes hundës. Një rinoplastikë shpesh kombinohet me një septoplastikë.

⁉️A është rinoplastika një operacion i thjeshtë?
Jo. Rinoplastika është një operacion i komplikuar. Hunda ka një formë e ndërlikuar dhe ndryshimet e bëra gjatë rinoplastikës shpesh janë shumë të vogla, mikrokirurgjikale, por mund të bëjnë një diferencë të madhe në mënyrën se si duket dhe funksionon hunda.

⁉️A do të më duhet të qëndroj në spital?
Pothuajse të gjithë pacientët që kryejnë një ndërhyrje të rinoplastikës mund të shtrohen në spital për 1-3 ditë në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore.

⁉️Sa zgjat periudha e rimëkëmbjes?
Do të ndiheni në mënyrë progresive më mirë çdo ditë gjatë javës së parë. 1-2 javë pas operacionit, pacientët mund të rifillojnë jetën e tyre normale.

Pas operacionit, mund të ketë disa ënjtje, të cilat janë normale. Konsultohuni me mjekun tuaj ORL për cdo shqetesim te mundshem.

⁉️A ka rreziqe?
Të gjitha operacionet kanë rreziqe. Për fat të mirë, rreziqet e rinoplastikës janë të vogla dhe komplikimet janë të rralla. Mjeku ORL do t’ju flasë në lidhje me rreziqet dhe avanazhet e operacionit në detaje para operacionit.

⁉️A mund ta paguaj operacionin e rinoplastikes me keste?
Po, fale bashkepunimit me banken BKT, ju mund te paraqiteni prane zyres se informacionit ne Spitalin Salus dhe te merrni informacionin e nevojshem per pagesen me keste.

⁉️Sa kushton rinoplastika?
Kostoja e një kirurgjisë së rinoplastikës në Spitalin Salus nga mjekët italianë me eksperiencë Dr. Francescko Oriolo dhe Dr. Paolo Agostini kushton 1400 euro. Ndërsa operacioni rinoplastikes sebashku me septoplastiken, nese pacienti ka nevoje edhe per permiresimin e funksionalitetit te hundes, kushton 1800 euro. Paketa kirurgjikale përfshin edhe analizat pre-operatore, kirurgjinë, shtrimin në spital dhe viziten e rikontrollit.

⁉️A mund të shoh se si mund të duket hunda ime pas operacionit?
Po,gjatë konsultimit, mjeku ORL do ju pregatisë një skicë sesi do duket hunda juaj pas kirurgjisë.

⁉️A është rinoplastika e dhimbshme?
Jo për shumicën e pacientëve nuk eshte e dhimbshme.

⁉️Çfarë duhet të kërkoj nga një kirurg ORL?
Vlerësoni eksperiencën e mjekut dhe suksesin e kirurgjive të kryera në këtë fushë. Mjeku ORL Francescko Oriolo ka me shume se 30 vite eksperience dhe ka kryer me shume se 5000 kirurgji te rinoplastikes pervec kirurgjive te tjera ORL.

✅ Sigurohuni që ta kryeni kirurgjinë në kushte tepër higjenike spitalore, në spital te akredituar qe respekton te gjitha protokollet e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH, ku te merrni te gjithe informacionin e nevojshem persa i perket nderhyrjes dhe ku perkujdesja post-operatore eshte maksimale!

☎️Për më shumë informacion kontakto 0682053180!