Nëpërmjet syrit, vlerësojmë edhe diabetin

NËPËRMJET SYRIT, VLERËSOJMË EDHE DIABETIN!!!

Salus sjell paketën e kontrollit të diabetit e cila përfshin Hba1C, gjak komplet, glicemi dhe vizitë endorinologjike e okulistike!

RETINOPATIA DIABETIKE, çfarë është dhe cilat probleme sjell nëse nuk trajtohet?

R.D. Është një patologji e shoqëruar me hiperglicemi të zgjatur, disekuilibër të elektroliteve, dhe dëmtime të sistemit microvascular, e cila në personat me diabet shkakton akumulimin e lëngjeve në indin e retinës.

Makula është pjesa e retinës përgjegjëse për shikimin që na lejon të lexojmë, shkruajmë etj. Akumulimi i lëngjeve në këtë strukturë krijon dëmtime në fibrat nervore që mund të sjellin në dëmtime të rënda të shikimit që çojnë deri në verbim.

Simptomat e edemës makulare janë:
• shikimi i turbullt
• ndryshimi i perceptimit të ngjyrave
• veshtirësi në shikimin naten
• pamje e deformuar

Kontrollohu dhe parandalo!
Ditët e sotme teknologjia ka avancuar dhe mjetet për të trajtuar këtë patologji janë të shumta. Terapitë me lazer, injektimi i medikamenteve intrakulare dhe kirurgjia e vitrektomisë janë ndër metodat më të përdorura në botë.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm