Nefrektomia radikale laparoskopike

Nefrektomia totale apo radikale është një procedurë kirurgjikale e cila kryhet në rastet kur një pacient ka nevojë për një heqje totale të veshkës. Gjatë një nefrektomie radikale, kirurgu urolog heq të gjithë veshkën dhe shpesh disa struktura shtesë, të tilla si një pjesë të tubit që lidh veshkën me fshikëzën (ureterin), ose struktura të tjera ngjitur si gjëndra mbiveshkore ose nyjet limfatike.

🔹Pse kryhet?
Arsyeja më e zakonshme që një kirurg urolog kryen një nefrektomi radikale është heqja e një tumori nga veshka. Këto tumore janë zakonisht kancerogjene, por ato mund të jenë jokanceroze (beninje). Ndonjëherë nevojitet një nefrektomi për shkak të sëmundjeve të tjera të veshkave.

🔹Nefrektomia radikale laparoskopike kryhet nën anestezi të përgjithshme. Koha operative ndryshon nga një individ në tjetrin, ndërkohë që koha mesatare e operacionit zgjat rreth 3-4 orë.

🔹Gjatë nefrektomisë radikale laparoskopike, bëhen afërsisht 3 deri në 4 prerje të vogla, të cilat lejojnë kirurgun të fusë një pajisje të quajtur laparoskop dhe instrumente kirurgjikale të vogla nëpërmjet tyre.

🔹Cilat janë avantazhet e nefrektomisë radikale laparoskopike në krahasim me kirurgjinë e hapur?
�Nefrektomia laparoskopike ka sjellë përfitime të rëndësishme për pacientët, duke përfshirë uljen e humbjes së gjakut dhe transfuzionit, uljen e dhimbjes, qëndrimin më të shkurtër në spital, plagë dhe shenja postoperatore më të vogla dhe një shërim më të shpejtë në krahasim me operacionin e hapur.

👨‍⚕️Dr. Claudio Milani, mjek urolog i ekselencës me një eksperiencë shumëvjeçare, pret në Spitalin Salus të gjithë pacientët që vuajnë nga patologjitë e ndryshme të fshikëzës urinare. Ai ka trajtuar me sukses shumë pacientë dhe i ka ndihmuar që të rifitojnë shëndetin e plotë dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

👉🏼Për të rezervuar një vizitë me Dr. Larisa Shehaj kontaktoni në numrat e telefonit:
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭