⚕️Nefrektomia laparoskopike është një procedurë minimale invazive për të hequr njërën ose të dyja veshkat për shkak të kancerit, dëmtimit të rëndë ë veshkave ose dhurimit, përmes disa prerjeve shumë të vogla tek pacienti.
✅ Spitali Salus është i vetmi spital në Shqipëri që përdor teknikën inovatore laparaskopike edhe në heqjen e veshkave.
✅ Nefrektomia radikale laparoskopike është një trajtim i shkëlqyeshëm minimalisht invaziv për shumicën e tumoreve renale të lokalizuara, me madhësi deri në 12 deri në 15 centimetra.
Cilat janë avantazhet e këtij operacioni?
✅Shmangia e komplikimeve të mundshme të zorrëve pas operacionit
✅Koha e qëndrimit në spital më e shkurtër dhe shërimi më i shpejtë
✅Më pak dhimbje pas operacionit dhe më pak nevojë për medikamente kundër dhimbjes
✅Kthim më i shpejtë në aktivitetin normal ditor
✅Prerje më të vogla dhe më pak shenja krahasuar me kirurgjinë e hapur
✅Mundësi më e vogël për infeksione sesa kirurgjia e hapur
Kirurgjia laparaskopike e veshkave është e përshtatshme për pacientët që rezultojnë në sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare (dështimi i veshkave) përfshirë infeksionin, gurët në veshka, obstruksionin, displazinë dhe hipertensionin vaskular renal.
⚕️ ⚕️ ⚕️Kjo kirurgji kryhet nga Dr. Stefano Signore, Dr. Evisa Zhapa dhe Dr. Ened Kacorri mjekë urologë të Spitalit Salus!
☎️Kontakto 0682053180 /