Në stinën e dimrit, nuk është i ftohti ai që na sëmur!

Nuk është gjithmonë i ftohti që na sëmur gjatë stinës së dimrit!

Keni të ftohtë dhe këtë periudhë sëmureni shpesh nga gripi? Kjo nuk vjen për shkak të të ftohtit, por për shkak viruseve që qarkullojnë në ajër.

Gjithmonë kjo periudhë përfshin pjesën më të madhe të popullsisë në listën e “telasheve sezonale”, që prekin rrugët e frymëmarrjes, hundën, fytin dhe mushkëritë! Ndër to gripi është një sëmundje ngjitëse virale që prek kryesisht në vjeshtë dhe dimër por ndryshon nga ftohja e zakonshme. Ftohja e zakonshme ёshtё inflamacion akut i mukozёs sё hundёs dhe në raste të caktuara pёrfshin edhe fytin e nё shumicёn e rasteve shkaktohet nga viruset. Fakti që gripi lidhet me periudhat më të ftohta të vitit nuk do të thotë se është shkaktuar nga i ftohti. Në fakt, deri më tani, asnjë hulumtim shkencor nuk ka treguar në mënyrë përfundimtare se ajri i ftohtë, shiu dhe dëbora janë shkaku i gripit.

Studiuesit, nga ana tjetër, kanë hulumtuar se cilat janë efektet e gripit në trupin e njeriut, duke pyetur se çfarë sjell në sistemin tone imunitar dhe aparatin e frymëmarrjes.

Simptomat

Acarimi i hundës me “hundë të zëna”, sekrecione, rëndim rreth syve, teshtitje, kollitje dhe dhimbje të fytit. Efektet e pakëndshme të gripit ndihen të paktën një ose dy herë në vit, nëse jeni i shëndetshëm. Gripi i zakonshëm është një nga infeksionet më të zakonshme virale në botë. Sipas një thënie të vjetër “gripi i trajtuar nga mjeku kalon në shtatë ditë, nëse e kuroni duhet 1 javë”. Pra çfarëdo që të bëni, pritja mbetet shërimi më i mirë.

Gjëja e parë që duhet të bëni, është të kuptoni se nga e kanë origjinën simptomat. Në fakt, shumë lloje të viruseve mund të japin të njëjtat simptoma të gripit. Simptomat e gripit të zakonshëm janë më të lokalizuara në hundë dhe më pak serioze sesa ato të një virusi, i cili gjithashtu përfshin simptomat si ethe, dhimbje muskulare dhe komplikime që mund të jenë të rrezikshme tek pacientët me sistem imunitar më të dobët.

Në Salus kryhen ekzaminime dhe trajtime të specializuara për patologjitë e fushës ORL që prekin hundën, veshët, gojë, ezofagun, laringun dhe trakenë nga mjekë italianë ORL me eskperiencë shumëvjeçare! Po ashtu kryhen kirurgji të komplikuara të gjëndrave të pyshtymës, tiroides, septumit dhe daulles së veshit.

Dr. Vincenzo Fornaro, mjek specialist ORL është pjesë e Salus! Dr. Fornaro ka kryer një numër të madh operacionesh të polipeve nasale dhe patologjive të tjera naso-sinusale.
Ka punuar si mjek ORL në spitalin A.Perrino në Brindisi dhe S.G.Moscati në Taranto dhe është specialist në kirurgjinë paranasale.

☎️Rezervo një vizitë me Dr. Fornaro në numrin 0682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm