Operacioni i hundës, i njohur ndryshe si rinoplastika është një procedurë kirurgjikale e projektuar për të ndryshuar pamjen e jashtme të hundës dhe /ose për të zgjidhur problemet e frymëmarrjes. Ndërhyrja kirurgjikale kërkon një vlerësim të kujdesshëm nga kirurgu, i cili vlerëson me kujdes strukturat e kockave dhe kërceve, si dhe trashësinë e lëkurës, për të vlerësuar në mënyrë objektive rezultatet estetike të arritshme.
KUSH ËSHTË KANDIDAT PËR RINOPLASTIKË?
Kushdo që vuan nga probleme të frymëmarrjes, siç është devijimi i septumit, ose thjesht dëshiron të përmirësojë estetikën e hundës së tij/saj. Një urë tepër e theksuar ose një majë e gjerë mund të ndryshojë ndjeshëm të gjithë estetikën e fytyrës.
A KA RËNDËSI MOSHA?
Mosha e pacientit luan një rol të rëndësishëm në arritjen e rezultateve të pritura nga rinoplastika. Për meshkujt zakonisht mund të nisë pas adoleshencës, kur hunda ka përfunduar zhvillimin e saj. Kjo është e rëndësishme për të siguruar që struktura e hundës është e zhvilluar plotësisht dhe është e përshtatshme për korrigjimet kirurgjikale. Nga ana tjetër, për femrat, procedura mund të kryhet nga mosha 16 vjeç. Rinoplastika dhe otoplastika janë të vetmet ndëryrje estetike që mund të kryhen edhe nga minorenët, gjithmonë me miratimin e prindërve.
Ndërkohë, për personat më të moshuar, rinoplastika mund të ketë sfida të tjera për shkak të strukturave të indit që kanë ndryshuar nga procesi natyror i plakjes. Për këtë arsye, konsultimi i detajuar me kirurgun është i rëndësishëm për të vlerësuar cilësinë e lëkurës dhe strukturën e hundës përpara se të vendoset për procedurën.
A ËSHTË OPERACION I DHIMBSHËM?
Shumica e pacientëve raportojnë më shumë parehati dhe bllokim të hundës sesa dhimbje të forta. Me medikamentet e rekomanduara nga mjeku, rikuperimi është i lehtë dhe dhimbja e menaxhueshme.
SA ZGJAT OPERACIONI I HUNDËS?
Në shumicën e rasteve, operacioni i hundës zgjat nga 2 deri në 3 orë, duke përfshirë kohën e anestezisë dhe zgjimit të pacientit. Kohëzgjatja varet nga disa faktorë:
• Kompleksiteti i ndërhyrjes
• Nëse bëhet vetëm korrigjim estetik apo edhe funksional
• Rinoplastikë e parë apo korrigjuese (Revision)
• Teknikat që përdor kirurgu
ÇFARË DUHET TË DIMË RRETH NDËRHYRJES?
• Përpara ndërhyrjes kryhen ekzaminimet pre-operatore (Analizat e gjakut, EKG-ja e zemrës, grafi pulmoni, vizita me mjekun internist, kardiologun, anestezistin).
• Ndërhyrja nuk lë asnjë shenjë të jashtme.
• Zgjat rreth 2-3 orë, duke përfshirë kohën e anestezisë dhe zgjimit të pacientit.
• 3 netë qëndrimi në spital
• Dhimbje aspak ose të lehta dhe mëse të durueshme.
• Të nxira dhe ënjtje të vogla rreth syve që largohen gradualisht brenda 5 – 10 ditësh.
• Mbajtja e tamponave për 3 – 5 ditë (Tampone të një cilësie PREMIUM që mundësojnë frymëmarrje të lirshme menjëherë pas operacionit).
• Ndryshimi në formën e hundës është i dukshëm që në momentin e parë pas ndërhyrjes, ndërsa rezultati final vlerësohet pas rreth një viti.