Dr. Kleida Mati

Formazione Scolastica

-Në vitin 2011 – diplomohet si Mjeke e Përgjithshme në Universitetin e Mjekesise ne Varshave.
-Në vitet 2015-2019 – Programi i specializimit ne Onkologji. Spitali Universitar “Nene Tereza”.
-Në Tetor të vitit 2019 – Çertifikatë për njohuri ekselente në Onkologji nga ESMO – Shoqata Europiane e Onkologjise Mjekesore.
-Pjesëmarrëse ne Trajnime dhe Aktivitete Shkencore brenda dhe jashtë vendit :
-Në Tetor 2021 – Kurs i avancuar për biomarkerat dhe mjekesinë precize – Zyrih, Zvicer.
-Në Nëntor 2019 – Trajnim mbi kancerin metastatik të vezikes urinare dhe kancerin renal – Lugano, Zvicer.
-Në Nëntor 2019 – Trajnim mbi Testet Molekulare në Onkologji, ACIBADEM, Stamboll.
-Në Mars 2019 – Trajnim mbi Kancerin Pulmonar – Budapest, Hungari.
-Në Shtator 2018 – Akademia ESMO, Oxford, UK.
-Në Mars 2018 – Trajnim mbi Kancerin pulmonar – Manchester, UK.
-Në Qershor 2017 – Trajnim mbi Limfomat – Ascona, Zvicer.
-Në Maj 2017 – IMPAKT – Kanceri i gjirit – Bruksel, Belgjike.
-Në Shkurt 2017 – Trajnim mbi imuno-onkologjine – Madrid, Spanjë.
-Në Shtator 2016 – Trajnim mbi kancerin gastrointestinal – Budapest, Hungari.
– Në Korrik 2016 – Trajnim mbi kancerin kolorektal – Prage, Republika Ceke.

Occupazione Finita

-Pas diplomimit në Universitetin e Mjekesisë në Varshave në vitin 2011, ka nisur punen si Mjeke e Përgjithshme për të vazhduar më pas në vitin 2013-2014 si pedagoge në Departamentin e Anatomisë dhe Fiziologjise pranë Universitetit Amerikan në Tirane.
-Në vitin 2015 – 2019, ndjek programin e specializimit në Onkologji, pranë Spitalit Universitar “Nene Tereza”.
-Gjatë periudhës 2019 – 2020, ka punuar si Pedagoge e jashtme në Departamentin e Onkologjisë, Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekesore, Universiteti i Mjekesise Tirane.
-Pas përfundimit të programit të speciliazimit ka sherbyer si onkologe në Spitalin Rajonal të Vlorës në periudhën 2019-2022.
– Që nga viti 2019, mban pozicionin e Kryetares së Shoqates Mjekesore MIA – Medical Institute of Albania.
-Nga Shkurti i vitit 2020, është pjesë e Stafit Shkencor të Shkollës Europiane të Onkologjisë.

Ka kryer publikime të ndryshme si :
– Mosha në diagnostikim për kancerin e gjirit në Shqiperi – Annals of Oncology, në Shtator 2021
– Trajtimi i Kancerit Pulmonar me Qeliza jo të Vogla në një vend në zhvillim – Radiotherapy and Oncology, në Gusht 2021.
– Kanceri rektal ne Shqiperi: Rezultatet e trajtimit dhe faktoret prognostike per progresin e semundjes – Annals of Oncology, në Korrik 2019.
– Mjekesia Procize në onkologji: Koha për një zhvendosje paradigme – Revista Mjeku, në Korrik 2021.
– Faktorët prognostike për progresin e sëmundjes në gratë e reja me kancer gjiri – The Breast, në Tetor 2018.
– Faktorët që ndikojnë në riskun për rekurrence të kancerit të gjirit me limfonoduj negative – Cmimi “Abstrakti me i mire” THE GULF JOURNAL OF ONCOLOGY, në vitin 2016 .
-Tashmë pjese e Spitalit Salus.

Kontakto Mjekun

Shkruani mesazhin tuaj për Dr. Kleida Mati

Ju do të kontaktoheni menjëherë nga Spitali SALUS