
Dr. Gianfranco Franco
Arsimi
-Në vitin 1975, diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Padovës.
-Në vitin 1976, u regjistrua në Urdhrin e Mjekëve të Provincës së Veronës.
-Në vitin 1978, ka kryer specializimit në “Sëmundjet e sistemit kardiovaskular”, diplomuar me rezultate të shkëlqyera,në Universitetin e Padovës.
-Në periudhën Mars-Shtator 1978, ka kryer praktikën spitalore në disiplinën e Kardiokirurgjisë, në Institutin e Kirurgjisë Kardiovaskulare të Universitetit të Padovës me rezultare te shkëlqyera.
-Nga data 5.01.77 deri më 11.01.78, ka ushtruar detyrën ushtarake si nëntoger-asistent mjekësor i Departamentit të Mjekësisë dhe i Shërbimit të Kardiologjisë pranë Spitalit Ushtarak të Veronës.
-Në vititn 1986, fitoi të drejtën si Përgjegjes i Kardiologjisë.
-Në Tetor të vitit 1993 u angazhua në Kardiologjinë Intervencionuese .
-Në 1995, mori pjesë në kursin e menaxhimit në shëndetësi – ANMCO.
-Pjesëmarrës në kursin e trajnimit dhe menaxhimit “Ippocrate” në Shkollën e Menaxhimit të Biznesit të Universitetit Bocconi, Milanos.
Punësimi
-Në vitet 1976 -1978, ka punuar si Mjek Internist pranë Institutit të Klinikës Mjekësore të Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë të Universitetit të Padovës.
-Në vitin 1979, pjese e stafit në Spitalin Maggiore San Giovanni Battista dhe Cita në Torino, si asistent përgjegjës me kohë të plotë, në Institutin e Kardiokirurgjisë të Universitetit të Torinos, dhe pjesëmarrës në seanca të shumta operatore.
-Në vitin 1980,asistent mjekësor me kohë të plotë në Departamentin e Kardiologjisë në Spitalin e Desenzano- Lonato,Itali.
-Në vitet 1980-2010 shërbeu fillimisht si si asistent mjekesor dhe më pas si drejtor mjekësor në Departamentin e Kardiologjisë e Spitalit Legnago, Itali.
-Në vitet 1999 -2010, Shef i Brendshëm në Departamentin e Përbashkët të Hemodinamikës dhe Kardiologjisë Intervencionuese.
-Që nga viti 1982 është marrë kryesisht me diagnostifikim hemodinamik-angiografik, te dokumentuara në Departamentin e Kardiologjisë, me mbi 5000 ekzaminime hemodinamike dhe kardio-angiografike të kryera, në Spitalin Legnago.
-Në vitet 1992 – 1994, i angazhuar në Laboratorin e Hemodinamikës në Spitalin Utrecht (NL) dhe të Clinique Pasteur të Toulouse, Francë.
-Nga Prilli 1994 deri në Qershor 1999, i angazhuar në të vetmin laborator të hemodinamikës në Departamentin e Kardiologjisë , duke u specializuar në teknikat e ndërhyrjeve koronare, në spitalin e Trevisos, Itali.
Në vitin 1999, u emërua drejtues në Departamentin e Hemodinamikës dhe Kardiologjisë Intervencionuese, në Spitalin Legnago, Itali.
-Në vitet 2011 -2019 ka qenë konsulent në Hemodinamikën dhe Kardiologjinë Intervencionues në Departamentin e Kardiologjisë në Spitalin e Castiglione delle Stiviere.
-Ndër vite ka marrë pjesë në kurse, konferenca dhe kongrese të shumta në Itali dhe jashtë saj, si folës, veçanërisht i dedikuar ndaj problemeve dhe rezultateve të ndërhyrjes koronare.
-Autor dhe bashkautor i 54 publikimeve shkencore.